• |
ide | kryesore

Kjo nuk është një protestë anti perëndim

-Instant, 1, 2, Ide
andi bushati



Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pasur edhe tek një pjesë e madhe e asaj shumice të heshtur, që ndonëse nuk ka kurajon të derdhet në rrugë është e zemëruar me padrejtësinë, e ka vënë edhe njëherë në hall propagandën e qeverisë. Një nga truqet që po përdorin spin doctors-at e saj është ai i Shqipërisë si një vend i integruar në botën globale, e cila nuk mund të mos preket nga efektet e një lufte, që po trondit rendin botëror. Nisur nga kjo premisë ata po reken të arsyetojnë se edhe shqiptarët duhet të durojnë disa efekte anësore prej sanksioneve që bota e lirë ka vendosur kundër regjimit agresor të Putinit. 

Në pamje të parë të duket se ky lloj arsyetimi bën sens. A jemi ne të gatshëm të ecim pak më tepër në këmbë, që dikush mos masakrohet në Donbas? A dimë të sakrifikojmë duke e paguar më shtrenjtë naftën apo qoftë edhe bukën, për të mbrojtur atë sistem vlerash te i cili pretendojmë se bëjmë pjesë? 

Por, shtrimi i problemit në këtë mënyrë është një dredhi e ulët. Ai kërkon të heqë një vijë djallëzore ndarëse mes një pakice “të ndritur”, të gatshme për të “sakrifikuar” dhe një shumice të pakënaqur, e cila nuk shikon dot përtej prapanicës së saj. Në këtë këndvështrim, përfaqësuesit e zëshëm të protestës vizatohen si personazhe që po shftytëzojnë mllefin qorr të atyre që mendojnë vetëm për xhepin e vet, pa qenë në gjende të kuptojnë avantazhet indirekte që marrin nga rreshtimi ynë strategjik përkrah demokracive liberale të planetit. Pra thjeshtë ata demonizohen  si personazhe që i kundërvihen lidhjes sonë të pazgjithshme, në të mirë dhe në të keq, me perëndimin. Këtë masturbim intelektual, me aftësinë e vet për ta vulgarizuar politikisht, arrin ta kthejë në gjellë qensh, Edi Rama, duke i paraqitur protestat si anti amerikane, pasi ato organizohen dhe mbështeten nga kundërshtarët e tij të shpallur dhe të pashpallur non grata.

Në fakt, ajo që po ndodh në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, nuk ka asnjë lidhje, as me mungesën tonë të  solidaritietit në rafsh global, as me mos solidarizimin ndaj qëndrimeve të perëndimit.

Gjithkush e kupton, aq më tepër ata që pretendojnë se mbështesin një qeveri “të majtë”, se solidariteti është i pamundur pa barazi. Dhe në fakt, thelbi i këtyre protestave nuk ka të bëjë me mungesën e të parës, por me përdhosjen e së dytës. Shqipëtarët nuk janë të revoltuar se po preket diçka nga kursimet e tyre, në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë në Ukrainë, por për faktin se ata janë të pabarabartë në këtë sakrificë. Atyre nuk i dhemb ajo që u kërkon qeveria, pra që mos shkojnë ta blejnë dhe bukën me veturë, ata i zemëron fakti që, ndërsa më të varfërve u kërkohet të shtrëngojnë rripin, as përgjysmimi i dividentit, as heqja e taksës së jahteve, as paratë për koncesionarët dhe as pagesat për bosët në arrati të incenerarorëve nuk preken.

Ata dhe mund ta kuptonin sakrificën, nëse Edi Rama do i qëndronte deklaratave të kohës së opozitës për sovranitetin energjitik dhe nuk do mbetej peng i importursve të hidrokarbureve. Ata mund të kishin toleruar nëse thjesht do të aplikohej me ndershmëri ligji për të pasur 90 ditë rezerva në depot tona, pavarësisht nga kostoja financiare që një masë e tillë do të kishte mbi oligarkët e naftës. Ata ndoshta do të heshnin nëse qeveria nuk do ta detyronte autoritetin e konkurencës që ta fshihte situatën oligopol të tregtuesve të kabruranteve, pasojë e së cilë ishte dhe fakti që ne qemë vendi ku çmimet u rritën më me shpejtësi se kudo tjetër. 

Edi Rama është krejtësisht i ndërgjegjshëm për arsyet reale të kësaj proteste dhe prandaj ai flet sot për tregëtarë nafte që kanë mundësi të “lajnë mekatet” apo për ngritjen e mekanizmave kontrollues që i kishte me detyrim ti vinte në punë prej vitesh. Por, në anën tjetër, me ndihmën e propogandistve të vet ai po shpërndan fabulën e shëmtuar të një manifestimi kundër vlerave perendimore. 

Në fakt, ai nuk është aspak i tillë, sepse shqiptarët nuk kanë probleme as me solidaritetin ndaj ukrainasve, as me afishimin pro vendimeve të vështira që u imponohen nga BE apo ShBA. Halli i tyre është më bazik. Ai lidhet me pabarazinë dhe grabitjen që i ka imponuar qeveria e tyre. Kjo protestë ka të bëjë drejtpërdrejt me të, më shumë se me hallin e non grata-ve që duan ti thyejnë hundët Amerikës, apo me verbërinë e atyre që janë të pa aftë për të menduar gjeopolitikiisht. Ajo është pjellë e zemërimit ndaj Ramës dhe jo produkt i kundërshtarëve të tij.

©Lapsi.al

Bushat



61 Comments

  1. Cfare mund te presesh tjeter nga klysht e atyre qe pellitnim qe “edhe bar do haje populli dhe parimet sovjetike nuk i leshojme” ?
    Tani eshte kthyer ne bar per popullin dhe mish te nusreti per liderin dhe sektin e tij, e kujt nuk i pelqen le te braktisi vendin ose do damkoset si antiperendimor e antiqytetar.

    Nafta nuk eshte shkaku kryesor i protestes por kupa qe u derdh pasi tani nuk teprojne as therrime per te mbajt shpirtin gjalle

    1. Te lumtë goja dora dhe zemra Andi.
      Megjithëse shtriga e gjatë s’pranon as mizën në shpatë….
      Të paktën të thuhet e vërteta.

    2. Ne Shqiperi nuk ka oligarke, oligarku i vetem eshte DIKTATORI edvin kristaqi, te ashtuquajturit oligarke ose jane detyruar qe ne menyre te fshehte t’ia shesin kompanite, DIKTATORIT edvin kristaqi, ose t’a bejne ate bashkepronar, KAQ! Me cdo rritje cmimi DIKTATORI edvin kristaqi, na vjedh 2 here sepse na vjedh ne cmim dhe na vjedh edhe ne t.v.sh 20%, qe rritet sa here rriten cmimet, KAQ! Sa i perket sh.b.a & zagareve te saj, po, ne shqiptaret jemi antiperendimor sepse ata mbeshtesin DIKTATORIN edvin kristaqi, qe me oligarke+aparat shteteror+banda+fuksat/patronazhulsat+soros+perendim rezultatin max. e ka 20%, te listes se votiesve, ne votime marrin pjese 44-46% e totalit te listes, pra eshte MINORANCE, eshte i PALIGJSHEM, KAQ!

      1. Më bën përshtypje që në këto protestat “apolitike”, dëgjoj thirrjet alla komuniste për heqjen e taksave për të gjithë qytetarët” e thirrjet që të taksohen gjithë “oligarkët”, pra të pasurit.
        Bushati thotë se nuk është protestë kundër perëndimit.
        Po pse o Bushat, a mendon vërtetë se në sistemet komuniste nuk kishte fare taksa ?
        Jo taksa, po kishte rrjepje kriminale të punës së çdo qytetari.
        Në perëndim ka vërtetë taksa deri 20% për çdo produkt, po sa është paga mesatre e sa është tavani i nivelit të të ardhurave për sejcilin qytetar ?
        Punonte çdo qytetar a fshatar në kohën e gjyshit t Andit , por nëse produkti i punës së tij vlente 2000 dolarë e më shumë, shqiptarët e gjorë ishin të detyruar të kënaqeshin me 20 dollarë në muaj.
        Ku shkonin 1800 dollarët e tjerë ?
        Këto a nuk ishin taksa ?
        Marin shumica e pensionistet e gjorë shqiptarë , jo më shumë se 100 euro në muaj, e paguajnë taksa edhe për shërbimet shtetërore,
        Një pjesë e madhe e tyre ngaqë gratë nuk kanë punuar, nuk kanë përfituar as edhe pension minimal e një çift pensionistësh jeton edhe vetëm me 50 euro në muaj.
        Po pensionistët e vendeve të perëndimit, kanë punuar apo jo të dy të martuarit, edhe nëse njeri ka përfituar një pension “minimal” që është sa pesë fishi i pensionistit shqiptar, pra 500 euro, me ligjin e sigurisë së të atdhurave jetike për çdo qytetar, ai pension për dy persona kompensohett duke llogaritur që sejcili të ketë mbi 700 euro, e në varësi të inflacionit, rritet edhe më shumë.
        Ndonëse pensionistë kompensohen për të arritur tavanin e të ardhurave jetësore,edhe ata paguajnë tatime qoftë edhe me një përqibdje më të ultë se ata që punojnë.
        Nuk mund të mbahet asnjë shtet në këmbë pa taksa e me prallat arsim e shëndetësi falas siç propogandojnë komunistët

        1. e ke fjalen per komunistet e transformuar ne qershor ne 1991 si partia socialiste ??

          apo per premtimet e 2013, arsim falas, shendetesi falas, dhe sot i ke me keq se asnjehere tjeter

          ps e sotme eshte super kapitaliste pa asnje program social, dhe eshte aq larg edhe nga programi i partive te djathjta ne europe , eshte edhe me keq se establishmenti far right i republikanve ne amerike.

          po e vertet qe adriatik lapaj eshte ne taven e lali erit dhe rames, ka dale aty qe neser me patronzhistet e tjere ta sfumojne sic sfumuan studenten ne 2018

          sa me pak taksa ne nje shtet te korruptuar , tvsh eshte taksa qe mbush nga 38 deri 43 % te buxhetit , 50% e buxhetit vidhet

          buxheti vidhet , shperdorohet,
          shqiptaret nuk taksohen por grabiten, shfrytezohen ne menyren me bastarde

          1. Jo vetëm për ish Partinë e Punës që e ktheu emrin në Parti Socialiste, por edhe për të gjithë shqiptarët që ju besojnë mediave të kapura nga Rama.
            Nuk përjashtoj këtu edhe faktin se pasi në fund vitet 80, në Shqipëri diktatura enveriste kishte asgjësuar thuajse tërësisht disidencën antikomuniste, dhe një pjesë e intelektualëve që krijuan “parti të djathta”, kishin qenë ose antarë të ish PPSH, ose spiunë të sigurimit
            Ësshtë tronditës fakti që sot, 31 vite pas përmbysjes së regjimit monist diktatorial, të modelit më të egër në Europë, atij stalinist, ekranet e televizioneve të shumta zotërohen nga “analistë” që vazhdojnë të konsiderojnë SHBA si armikun e Shqipërisë.
            Edhe ndonjë media që e shet veten të djathtë, i del përkrah ish komunistit Berisha të cilin SHBA e ka shpallur non grata.

          2. Pra edhe bar do hame edhe ameriken nuk e tradhetojme
            Ju kujtoj ketyre buzequmeshtve qe shkruajne ketu qe ne 1990 komunizmi ra se nuk kishte buke edhe njerezit nuk donin te hanin bar, e jo se i nxihej njeriu per demokracine.
            Prandaj kujdes se lavjeresi i historise iken e vjen

        2. @ i paemer 13:54

          ShBA, shteti me kapitalist i botes ka naften me te lire, jo vetem qe ka taksat me te ulta por madje e subvencionon qe te jete sa me e lire.

          Ne kapitalizem nderhyrja e shtetit duhet te jete sa me e ulet, ne post-komunizem nderhyrja me ligje dhe taksa rritet dhe behet mbytese

          1. Ajo që kam dashur të prek në komentin tim si një emigrant që prej 30 vitesh në një shtet europian perëndimor, nuk ka të bëjë thjeshtë për mendësinë abuzive komuniste për taksat, apo që të krahasoj vendet e fuqishme ekonomike perëndimore me Shqipërinë e varfër, por me abuzimet e tejskajëshme të qeverisë Rama me taksat.
            Ajo që duhet të shqetësojë opinionin qytetar shqiptar, është idiotëssia e Ramës që flet për paratë e buxhetit të shtetit të mbledhur nga taksat e qytetarëve, si para të tijat personale që ai me “bamirësinë e tij” e lëshon dorën që tju kthej ca para si lëmoshë qytetarëve, kur ndihet i kërcënuar nga revoltat popullore..
            Kam futur në thojza pretendimin e disa drejtuesve të protestave e të rijve studentë, se kjo është një protestë apolitike, duke e përqëndruar vëmëndjen vetëm tek pasojat e rritjes së çmimeve e të naftës, energjisë e të produkteve ushqimore, pa ju futur shkaqeve të shumta e skandaleve korruptive të kësaj qeverie.
            Derisa protestuesit kërkojnë ikjen nga pushteti të kryeministrit Rama, është naive dhe e habitëshme të pretendohet se protesta nuk ka kërkesa politike.
            Askush nuk përmend shkaqet e vërteta të kësaj gjendje.
            E para, abuzimet e mëdha me vjedhjet e votave e me patronathistë që dublojnë bandat kriminale të lidhura me këtë qeveri.
            Dhe e dyta, asgjësimi i plotë i shtetit ligjor duke shkatëruar drejtësinë.
            A do të mund të rizgjidhej për një mandat të tretë qeverisës Rama, nëse do të kishte zgjedhje normale e të nderëshme ?
            A do të kishte guximin qeveria e korruptuar e Ramës pas gjithë aferave të saj korruptive, të tallej me qytetarët, nëse në Shqipëri do të funksiononte një drejtësi normale ?

    3. Ca pret nga rob qe skan brek ne buth e blejn makin? Pse blen makin kur je pabuks? Se nuk iket ne plazh duke mbledh 4 shoke tu marresh nga 10 mij lek secilit sic bejne shqiptaret

      1. Me shume gjase ka qe Rama te mos jete perdorues droge sesa ti te jetosh ne Bruksel.

        Tipik llogjike dhe arsyetim patronazhistash, argument infantil njesoj si ai i ministres qe njerzit dalin te blejn buke me makine dhe lloj e lloj perrallash e muhabete e analiza kafenesh

    4. Zoti Bushati. Mire e ke kapur kesaj radhe por serisjt je pak apsaq. Ti dhe te tjeret. Ju shikoni vetem deri tek hunda juaj. Rama nuk e rruan per protesta sa te kete kontrollin e popullit te vet prej 18%, i cili ne nje marzh deri 30% pjesmarrje ne zgjedhje gjithmone fiton. Kjo derisa te pengoje voten nga jashte vendit. Por ajo qe e shqetesoi gastorin e kancelares dhe amerikaneve eshte dicka tjeter. Ju e dini tashme qe SHBA ka vendosur te kete nje prani strategjike ushtarake ne Shqiperi. Dhe per sherbimet e tij te vyera neokomunisti yne i korruptuar Rama ka marre gjithe kete mbeshtetje amerikane ne zhvatjen ne kurrizin tone. Por keto protesta spontane, te papritura ose “pa anticipuara” nga regjimi i Tiranes ja prish mirazhin e qetesise qe amerikanet me kot jane lodhur te blene. Pra ato jane shenja ose indikatore te nje rrezikut potencial qe mund te sjellin ndaj pranise se ardhshme amerikane ne Shqiperi. Ndaj “padishahu i kuq” eshte merzit dhe po emerr “situaten vete ne dore”. Per keto pyesni me gazetaret tuaj dhe do shikoni surratet e shemtuar si te qeverise apo selise se “shenjte” te rr. Elbasanit!

  2. Shqiptaret i hodhi Zoti vete ne piken me gjeostrategjike ne mbrojtje te Perendimit dhe Lindjen e kane perjetuar si ciban ne token e tyre.

    Ata kane perballuar shume kur shkeputen pas 15 vitesh lidhjet me Mosken e me pas ato me Pekinin, 15 te tjera, ndonese keto u cmuan me shume jashte e me habi, se sa brenda vendit te varfer.

    Eshte anormale t’i quash antiperendimore apo antiamerikane, sepse kerkon t’i shtypesh, shfrytezosh e largosh shqiptaret nga trojet e tyre, per ta bere kete vend token e askujt.

    Kjo nuk mund e nuk do te ndodhe se shqiptaret ne kete cast i gjen bashke dhe historia e ka deshmuar si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove.

    Cdo qeveri qe nuk do ta mbaje parasysh kete tipar kombetar vecse do te damkoset…

  3. Aktori qe luan Skenderbeun eshte rus safi,..
    A mundet qe te gjejme nje actor shqiptar qe ta drejtoje popullin ne kete film kombetar?
    A thua edhe ajrin e kane vjedhur?
    A thua Meta eshte pajtuar me Ramen?
    Protesta fillon mbas ngrenies se mengjezit dhe mbaron para ngrenies se drekes.

  4. Ne Shqiperi nuk ka oligarke, oligarku i vetem eshte DIKTATORI edvin kristaqi, te ashtuquajturit oligarke ose jane detyruar qe ne menyre te fshehte t’ia shesin kompanite, DIKTATORIT edvin kristaqi, ose t’a bejne ate bashkepronar, KAQ! Me cdo rritje cmimi DIKTATORI edvin kristaqi, na vjedh 2 here sepse na vjedh ne cmim dhe na vjedh edhe ne t.v.sh 20%, qe rritet sa here rriten cmimet, KAQ! Sa i perket sh.b.a & zagareve te saj, po, ne shqiptaret jemi antiperendimor sepse ata mbeshtesin DIKTATORIN edvin kristaqi, qe me oligarke+aparat shteteror+banda+fuksat/patronazhulsat+soros+perendim rezultatin max. e ka 20%, te listes se votiesve, ne votime marrin pjese 44-46% e totalit te listes, pra eshte MINORANCE, eshte i PALIGJSHEM, KAQ!

    1. ose ambasades ukrainase tek rruga Vladimir Vladimirevic Putin,

      afganistanin e shiten pss 20 vjetesh
      ukrainen kane 8 vjet qe e ngrefin dhe e shiten mu si buce rrugesh

      tani rradhen e ka tajvani

  5. YMER GELBAZA KELLIRA DHE SPARTAK NGJELA KANE ME ME SHUME KOHE NE BOTE PA E FUTUR KARIN NE PIDH…! thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA U ARRESTUA SOT,POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT ATY TE CEPI I KOSHAVA TE PLEHRAVE

  6. O bushat po njerzit politik te salihut foltores ato te lsi qeflasin ne kete proteste a jane anti perendim,vjollca vokshi bujari nishanit salih nuk jane anti perendim dhe jane me salihun,kete qener te ngordhur qe futen per te njollosur cdo proteste qytetare e kane nezanat kete pune o bushat

  7. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH YLLI PATES,ILIR YZEIRIT,FRROK CUPIT,DHE DRITAN HALE,

    1. Te sakrifikojme ne shqiptaret per Ukrainen?
      Budallallek e pafytyresi me te madhe nuk kam degjuar. Po Ukraina cfare sakrifice beri per ne shqiptaret? Ukraina eshte nje nga ato pak vende ne Europe qe nuk e ka njohur akoma shtetin e Kosoves, ata e njohin pjese te Serbise. Edhe ne konfliktin e armatosur ne Maqedoni, kjo Ukraina pro perendimore i dergonte helikoptere qeverise maqedonase qe te shtypnin kryengritjen e UCK-se e cila coi me pas ne merreveshjen e Ohrit. Madje edhe tani, kur qeveria e karagjozit Zhelexhi i ka ditet e numeruara, nuk mer ndonje vendim per njohjen e Kosoves megjithese ja kerkuan ne parlamentin e vet por nga ana tjeter kerkon te behet anetare e BE me procedure te pershpejtuar.
      Po keto sanksionet ekonomike, perendimi ia ka vene Rusise apo Shqiperise?
      Me thoni nje vend ku cmimet jane rritur sa ketu tek ne! Edhe ne Kiev nafta edhte 1 euro litri. Nderkohe ketu tek ne, vend gjoja i integruar ne boten perendimore, presim fillimin e negociatave per tu bere anetare te BE, po rriten cmimet e cdo gjeje, edhe letra higjenike, por pagat kane 10 vjet qe jo vetem nuk rriten, por as indeksohen me vleren e inflacionit.
      Na rrofte orientimi perendimor!

  8. YMER GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH EDI RAMES ALEXANDER VUCIC DHE VLADIMIR PUTINIT thotë:

    KUR GJITHE SHQIPERIA PROTESTONTE YMER GELBAZA KELLIRA MASTUBONNTE AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT

  9. Analize e dobet. Megjithese 30 vjet ne kapitalizem shqiptaret sillen e jetojne si dikur ne socializem. Presin gjithcka nga qeveria e sdine tja dalin vete jetes se tyre. Vend i nemur, popull dembel dhe qarraman. Te aftet kane ikur qe atje, kane ngelur vetem parazitet

    1. Bravo Turi, i afti qe ka ikur ne Verona, qe edhe per te bere cicin i duhet te tregoje Green Pass-in., e gjete fajtorin.
      Po taksat, tatimet, lejet, licensat, kufizimet e perjashtimet, qeveria i cakton. Prandaj njerrezit ja kerkojne asaj. Ne se do te ishte ekonomi tregu E LIRE, gjithkush mund te ngrinte bisnesine tij pa kufizime e pengesa qe favorizojne vetem disa,
      A mundet cdo shqiptar te importoje nafte e gaz nga cdo vend ku ai deshiron. Jo, ka aq shume kushte e duhen aq shume rryshfete sa vetem dusa te perzgjedhur e fojne te drejten. Pastaj nuk mund te importosh nga vende qe nuk e kane mire me perendimin si psh Irani, Venezuela, Rusia etj se quhen vende jo demokratike. Por ama mund te importosh nga vende ku lulezon demokracia si Arabla Saudite, Katari etj.
      Po te importosh nga Europa, nuk paguan dogane, po te importosh nga Kina komuniste, jo demokratike ke te tjera tarifa ne dogane. Kjo quhet ekonomi e TREGUT TE LIRE.
      Ti i afti qe ike ne Verona, me cfare bisnesi merresh me larje pjatash apo me tregeti mielli.
      Ik more refugjat, beji yzmet sogiornos e mos na bej moral. Ne qe kemi ndenjur ketu do ti rregullojme hallet tona vete. Ti shiko hallet e tua.

      1. Me mire te laj pjatt ne torino sesa te jetoj me kellira si ty qe i qahen qeverise per cdo gje, qe nga mushkonja qe e pickon deri te ngrohja globale. Merr mer rrot fatet e jetes ne dore, bej dicka vete pa kerkuar ndihme ose emigro se ju iku jeta duke qar si qurrsa para kryeministrise cdo fundjave a sju vjen zor nga vetja.

        1. O Turi, poku po ha mut evropian, ne Torino apo ne Verona?
          E ngatrove faqen, ska shume drite ne bodrumet e kryeministrise.

          1. turi verone, pastaj me noi koment tjeter eshte aleksi nga londra, , ose brukseli, jane te gjithe tek ekipi i fuges , jane per buken e egojes, duke ber sherbimin me te ndyre tek fuga! e kupton ca vemje duhet te jesh qe te punosh me fugen!?
            turi nga verona paska qene turni i trete tek fuga

  10. Po ç’protest antiperendim o z.Bushati . Kjo ska as me te voglen lidhje me perendimin . Kjo eshte protest antimafioze . Kjo eshte proteste anti lluksit te shfrenuar te politikaneve tane miliarder . Por ky i marre nuk njeh fjalen , por vetem pallen . Protestat duhet te rikthehen menjehere ne revolucion te mirefillt . Nuk ja ndjen elefantit nga mshkonjat . Sot eshte koha ti themi nje here e pergjithmone STOP mafies shteterore . Ky eshte rasti me i mire per tua thyer hundet nje here e pergjithmone ketyre miliardereve(ish breke grisur) qe u bejne karshillek dhe fodullik fukaraiti te shkrete . O sot , o kurre .

  11. Në Partinë Demokratike po kërkohet dorëheqja e kryetarit, një fenomen i padëgjuar aty qysh nga fillesat e asaj partie, kur Berisha përjashtonte cdo zë kundër, shoqëruar edhe me një dru nga pas. Ky është efekti i parë pozitiv i përjashtimit të Berishës nga PD: kryetari është lehtësisht i kritikueshëm, dhe tani, ndoshta, edhe lehtësisht i heqshëm!O shpellkari popull salihu mori 39% te 20% qe votuan dhe shpellkaret e salihut e quajne fitore

  12. Pirdh ando pirdh. Pirdh sic ke pjerdhur perhere. Vk ky eshte popull komunist qe sdo te punoje dhe ti subvecionohet gjithcka nga qeveria, qe nga fendat qe ben ne krevat der te farat e lulediellit qe ha neper bordura.

  13. Basha i ka shterruar të gjitha mjetet demokratike dhe antidemokratike të rikthimit në pushtet, por ka “harruar” të përdor të vetmin mjet demokratik që do t’i mundësonte arritjen e objektivit: dënimin rrënjësor dhe përfundimtar të berishizmit si moral dhe praktikë politike.

    Ai, vërtetë e përjashtoi Berishën nga Grupi parlamentar dhe, më pas, nga partia, por ky ishte një përjashtim i detyruar, i urdhëruar dhe aspak i sinqertë. Ai përjashtoi Berishën, ndërkohë që ruajti trashëgiminë berishiste, domethënë shkakun kryesor që e lë PD-në në opozitë.

  14. Boll o Ando B. pash zotin,
    me kete anti-Perendim,
    kjo proteste vetem e vetem,
    per kete super-Varferin,

    se si gjeli maj plehut,
    ky Ramuthin na derdelliti,
    dhe “Shtrengoni dhembet,
    se jemi ne lufte ” na pelliti,
    por ama kur protesta filloi,
    ne Mut squpin Rama leshoi,

    ne ka mjet te vetem kunder varferise,
    ky eshte shkelmimi i qelbesir-qeverise,
    Ram epileptikut nga surrati i ka ik boja,
    Hurin ne bythe qelbesires ti dale te goja!

  15. Kjo lloj opozite e drejtuar nga “kryetarë” të emëruar prej kryetarit të përjetshëm, nuk ka sesi të njohë zgjedhje brenda partisë së vet e jo më të njohë zgjedhjet e lira në garën me kundërshtarët politikë. Le të bërtasin sa të kenë takat se ata paskan fituar por ua paskan vjedhur zgjedhjet e se një kanë dalë gjithmonë fitimtarë por qenkan ndeshur me “masakra elektorale”, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi kanë arsye pse të qeshin me pupacët politikë të lindur me këmishë, që kujtojnë se mund ta gënjejnë dhe popullin siç gënjejnë veten.Te jete ky popull thua si trute e tua o shpellkari popull shko lepiji bythen salihut tani se po dhjet

  16. Turpi i vendit – i quajti protestuesit paqesore per nevoja ekonomike …Ai qe ka nxjerre bythen jashte ne plazh publik!
    Ky po qe eshte turp per kete vend, te kete kryeministet ate qe ka fajesuar te atin se i pallonte gruan dhe se ate qe sot e njeh si djale, ka thene se e ka vella.
    Te gjitha keto aq mire e aq shpesh i ka publikuar, sqaruar, vertetuar botuesi i gazetes TemA!

  17. Timonieri mbreme ka nxjerre nga furra Rrenen -taze te gatuar nga Endri Fuga –
    “Kam marre mesazh nga BE se Rusia do nxise protesta ekonomike ne vendet e NATO”
    …por nuk e boton kete Rrene te Fuges, ose “mesazh” te BE askund, se duhet ta shoqeroje me xheste…

  18. Andi Bushati mos je ne gjume, sic thone per Bashen??
    Ne gazeten e Mero Bazes jepet “sihariqi” i lancuar nga ‘REUTERS’ ku thuhet se Jahti luksoz i Roman Abramovich ka hyre ne ujrat shqiptare!
    Shpejt Bushati zgjohu e na sqaro ca – Me ftese nga Foltorja Saliut a me ftese nga Open Ballkan i Vucos vjen ky Jaht.
    Jo per gje po Ed Rama qe flet per “ndikim te Rusise” mos ka parasysh viziten e ketij Jahti te mikut te Putinit !

  19. Andi Bushati nipi i komunistit Hysni Kapo qe ka masakruar nje popull te gjithe . Yyyyyyy halet i vene pas dhe i lepijne b… Sali Berishes nje tjeter komunist i terbuar

  20. GAZETARET E MEDIAVE SHQIPTARE LE TA PYESIN KONKRETISHT ZOTIN JOSEP BORELL.

    GAZETARET E MEDIAVE SHQIPTARE T’I KERKOJNE LLOGARI KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE.

    Sot ne Barcelona – Spanje Gasolinera Bonarea çmimi i naftes me pakice 1,68 €/liter.

    Sot ne Madrid – Spanje Gasolinera Ballenoil çmimi i naftes me pakice 1,67 €/liter.

    Sot ne Valencia – Spanje Gasolinera Facepetroleum çmimi i naftes me pakice 1,65 €/liter.

    Ndersa Shqiperi dhe pse çmimi i naftes me pakice “u ul” sot nga Bordi i Hidrokarbureve ne 211 lek/liter, ky çmim eshte me kursin sot 1,71 €/liter.

    RROGA MINIMALE BRUTO NE SPANJE 1000 €/MUAJ DHE JEPEN GJITHSEJ x 14 (12+2) PAGA NE VIT.

    RROGA MINIMALE NETO NE SPANJE 937 €/MUAJ DHE JEPEN GJITHSEJ x 14 (12+2) PAGA NE VIT.

    Aktualisht nuk e di sa eshte Rroga Minimale ne Shqiperi, as bruto, as neto, as mujore, as vjetore.

  21. Një herë në vit, duhet të kthehet në rregull i kombit, që boronicat hiqen nga përdorimi. Boronica, ky fryt i magjishëm për njeriun, u përdor në mënyrë çnjerëzore në Gërdec. Pasi pinjolli i Berishës udhëhoqi biznesin e tij të shpërthimit të vdekjes, pasi vrau 27, u kthye përsëri. U kthye te vendi i krimit, me një fabrikë për boronicat. Nëse harrohen boronicat një herë në vit, atëherë do të kujtohet përjetësisht tragjedia e qeverisë mbi njerëzit. Kjo eshte nje proteste qe nuk lejojne njerzit te shprehen lirshem duke i lincuar,ai qe shan me shume mer nje lepirje bythe nga salihu e meta

  22. Mjaft o Bushat, se u beme si kembet e dhise,
    Kam dhene karar – Eshte proteste pro-Rusise!

    C’fare doni mor te them, te pranoj ashiqare,
    se keto 8 vjet Ekonomine e kam dhjere fare?

    Ja e thashe, kujtoni se Rilindasit do me besojne,
    ata mua si Mesia rene nga qielli po me shikojne,

    Edhe pa buke ti le, edhe ne koke me mut ti dhjes,
    Rilindasit per mua luten mengjez per mengjez !

  23. angazhimi i “Shtepise se Lirise” ne negociata per bashkimin dhe mungesa e kauzes ka detyruar organizatoret ta pezullojne protesten.

  24. Fatmir Mediu tani është nen hetim te ri per Gerdecin. Te shpresojme te kthehet ne te ndeshkuarin e pare bashke me bashkepunetorin e tij Shkelzen Berisha

    Ai është një person që drejtësia ka kërkuar deri 6 vjet burg, por çështja u pezullua më 2009, për shkak të mandatit të tij si deputet.

    Rifillimi i çështjes ndaj tij është fitorja e pare e arritur pas 14 vitesh.

    Por tutorin e këtyre kriminelëve me pushtet, e kemi ende në politikë, ende kërcënim për demokracinë dhe dhunues të institucioneve të shtetit shqiptar. Quhet Sali Berisha.

  25. Ne oren 22:23 botohet kopja e asaj qe shkruan Mero Baze tek TemA , eshte ai Mero Baze qe i ra floku duke ngrene lopata me mut ne byth te Berishes sa i ka dale nga veshet.
    Kopjen e sjell i perhershmi Ethem Lalaj, nje ish-Kapterr i kohes Dulles qe i kane dhene detyre rilindjotet te mbaje gojen tek Uturaku TemA e te kopjoje nga Mero kurva.

  26. Ndërkohë, sigurimet shoqërore në Shqipëri janë 27.9 %, ndërsa në Maqedoninë e Veriut llogariten 42.5 % dhe në Serbi 47.5%.

    Gjithashtu, ndryshe nga vendet e rajonit, Shqiperia e ka zero edhe taksën e tatimit mbi fitimin.

    Tatimi mbi fitimin për bizneset e vogla në Maqedoninë e Veriut është 10%, ndërsa në Serbi llogaritet 15%.

  27. Ndaj tani duhet të durojmë disa ditë vetëm ultimatume. Luli e ka afatin deri nesër, Rama e ka afatin deri të shtunën, Berisha dhe Meta janë mall pa afat. Si gjithë të vdekurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *