• |
ide | kryesore

Bashën e “lëshon” edhe Jorida Tabaku, i kërkon dorëheqjen nga PD-ja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe Jorida Tabaku i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe t’i hapë rrugën e bashkimit partisë.

‘Ne politikë na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar për bashkimin. Jam sulmuar pse kam kërkuar që të jemi bashkë. Rezultati që morëm në terren, na deëmtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashkë mund t’ia dalim. Në Vorë me thanë se nga 25 prilli nuk ka patur njeri në terren nga PD. Ne nuk mund të jemi parti zyrash. Në ccdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri.

Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashës, e Joridës. Është PD në lojë. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues.

Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Ata presin që ne të jemi përballë Edi Ramës, jo njeri-tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternativë e tillë.

Të jemi të thjeshtë, se jemi për herë të trete në qeveri. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambicie personale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe te nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili është mekanizmi, por di të them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët’, – është shprehur Jorida Tabaku.



9 Comments

  1. Nje lider politik qe e ul veten deri ne piken e degjimit apo pranimit te leksioneve nga vartesit, aq me teper kur me vartes behet fjale per Jorida Tabakun qe ka nje 20 vjet ne politike dhe nuk ka artikuluar qofte edhe nje fjali me sens politik. Tragji-komizem i padegjuar. Jep doreheqjen o derdimen dhe ruaje edhe ate fije dinjiteti po te ka ngelur.

    1. Neri. Ti te thuash keto fjal per yllin e pd?
      Ku jan lavdet qe i thurje, flok lyerit?
      E qe perbetoheshe per nivelin e lart moral dhe profilin europian te bashes.
      Te kesh ren kaq jasht me parashikimet.
      Ndonje ndjes. Ke????

      1. mos u merr me teori boshe, se fajin e ka berisha qe basha eshte bythqir, po ishe bythqir fajin e ke vete sta ka njeri fajin se te pelqen kari i rames apo i blles figurativisht, sepse eshte ne tepsi te rames dhe ka marre leke nga rama, ai dhe ca te tjere aty.
        tani ska me leke se ska me ca te shese basha, keshtu qe keto deklarata e percapje nga keta kundershtaret miq te bashes, shihi, si negociim me ramen per ti marr noi leke, per noi vote qe i duhet rames ne parlament

        askujt aty nuk i ha per bashen, doktorrin apo lene mo per partine demokratike, apo demokratet, qija none fundi i botes ti rruhet dash sulkurves per demokratet

        jane tu bo pazar pasi u prish pazari i meparshem

    2. tabaku mori nje kocke nga veliaj, tani do me kap noi gje tjeter, basha ska me vlere, keshtu qe jan tu prit oferta

  2. Hahahaha, kjo eshte partia e ceceneve, gjasme partia qe do sillte demokracine…. Ka vetem nje zgjidhje, te zhduket komplet si formacion politik dhe keshtu do krijohet hapesira qe te krijohet nje opozite prej verteti, jo opozite cecenesh e ish-komunistesh. Nderkohe, cecenet duhet te zhduken sa me pare ne “Ceceni” andej nga kan ardh e kane zaptu cdo gje….

  3. Ene e paske dite,prej mujsh,ene vetem sot te bi ner’mend,me i kerku Bashes doreheqjen.Bile ene kte,nuk ja thu troc :Largohu merr derr,se na felliqe fare,por ja thu ,si me cik.Fol mi Tironce troc,ashtu sic t’kan fol t’part e tu,e mos e dridh bishtin si kryetari sotem,sekretari,ene disa legene te tjere,qe poplli,asihere,nuk i ka vu ne refene….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *