• |
ide | kryesore

“Bekaj kishte meritën te penalltia, kur pamë Dianje gjetëm zgjidhjen”: Shehi tregon sekretet e Klasikes

-Instant, Sport



“Kishim menduar se ishte ndeshje e vështirë, kundërshtarët janë me cilësi edhe pse nuk ka pikët afër. Kur është një ndeshje mes rivalësh janë të dy rezultatet. Nuk është e rëndësishme rezultati në disa raste por si reago. Ekipi reagoi pas minutave të parë, pas penalltisë ndryshuam modul dhe ishim gjithmonë në ekuilibër”. Orges Shehi është i entuziazmuar nga fitorja 1-2 me përmbysje në Loro Borici kundër Vllaznisë. Tekniku i Tiranës përcakton penalltinë e humbur nga Latifi si pikën vendimtare të Klasikes. “Penalltia do na vështirësonte ndeshjen. Bekajt nuk ia kam dhënë unë indikacionet, penalltia është meritë e portierit, si vendosen, si qëndron dhe sa e vë kundërshtarin në trysni. Merita i takon Visarit”.

Natyrisht nuk është vetëm punë individi dhe Shehi e ka të qartë. Merita për një rezultat kaq të rëndësishëm në transfertë është e një skuadre që vazhdon të kalojë me sukses edhe mungesat e vazhdueshme: “Sigurisht që janë cilësitë e ekipit si u interpretuan skemat, merita i shkon lojtarëve. Kur lojtarët e ndjekin dhe interpretojnë mirë, është gjë plus, na vjen mirë që skemat na dalin, merita është e lojtarëve dhe më vjen mirë që gjithçka shkoi sipas parashikimit – tha Shehi që tregon edhe leximin e ndeshjes dhe lëvizjen taktike të bardhebluve që i coi drejt suksesit -. Kur i merr mesfushën i ke marrë zemrën e manovrës. Kur pamë që luante me Dianje në qendër, e bëmë më të lehtë se ishim superiorë, por kishim kujdes, se me lojtarët që ka para Vllaznia janë të rrezikshëm”, tha Shehi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *