• |
ide | kryesore

“Nga këto momente dalim më të fortë”: Donnarumma premton, por ndërkohë Navas kthehet titullar

-Instant, Sport



“Eleminimi nga Champions League ishte një goditje e rëndë. Dy ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por pikërisht nga këto momente të vështira ne dalim më të fortë. Tani duhet të mendojmë për të tashmen, të fitojmë Ligue 1, duke dhënë gjithçka, siç kam bërë gjithmonë për këtë fanellë, për këtë klub dhe për tifozët tanë. Le të fillojmë përsëri së bashku. Allez Paris”. Ky është postimi i Gianluigi Donnarummas në Twitter pas gabimit të bërë në Bernabeu, që i hapi rrugë përmbysjes së Real 3-1, me pasojë daljen e francezëve nga Champions.

Portieri italian, në fakt, është në qendër të stuhisë së kritikave e zemërimit pas gabimit në golin e parë të Benzema. Donnarumma “varrmihësi i PSG”, e përkufizoi l’Equipe një ditë pas katastrofës së pabesueshme madrilene të skuadrës së Pochettinos kundër Real. Ajo që do të ndodhë tani me ish-portierin e Milan është pak a shumë e parashikueshme: rikthimi i Keylor Navas në portë nga ndeshja e radhës në Ligue 1 kundër Bordeaux të dielën duket e qartë, por kjo është e menjëhershme. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të kuptuar të ardhmen e tij. Ndërkohë, përballë këtij skenari, rishfaqet emri i Juventus, që rinis interesimin për Donnarumman, të ndjekur që në verë, përpara transferimit të tij në Paris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *