• |
ide | kryesore

Skandali i edicionit të kaluar ndryshon Topin e Artë: ja kriteret si do të fitohet trofeu

-Instant, F1, Sport



France Football ka lajmëruar një ndryshim historik në dhënien e Topit të Artë. E gjitha, do të jetë një përpjekje për ta bërë çmimin më tërheqës duke ndryshuar disa kritere: do të vlerësohen performancat e lojtarëve në një sezon futbolli (nga gushti deri në korrik të vitit pasardhës) dhe jo më në një vit kalendarik. Edicioni i ardhshëm i trofeut do të marrë parasysh të gjithë sezonin 2021/22. Kupa e Botës në Katar, nga ana tjetër, që mbulon sezonin 2022/23, do të jetë pjesë e Topit të Artë 2023.

Nga dorëzimi i trofeut në vitin 2022, me pak fjalë, gjërat ndryshojnë. Deri më tani, Topi i Artë merrte parasysh dy gjysmë sezone (janar-korrik dhe gusht-dhjetor), ndonjëherë me ndryshime klubesh në mes të vitit, duke qenë se jepej në fund të një viti kalendarik. Ndryshimi i kritereve duhet ta bëjë më të logjikshme dhe më të drejtë zgjedhjen e fituesit. Nga viti 2022, gazetarëve tashmë të pranishëm do t’i bashkohet edhe Didier Drogba, ambasadori i çmimit, përveç jurisë që është treguar më parashikuese në edicionin e kaluar. Në këtë rast bëhet fjalë për gazetaren vietnameze Truong Anh Ngoc, e cila ka gjetur pesëshen më të mirë të Topit të Artë 2021 dhe, në fushën e femrave, çekja Karolina Hlavackova, e cila parashikoi podiumin.

Ndryshon edhe sistemi i votimit. Organizatorët, në fakt, duan ta “kufizojnë jurinë në një elitë, në njohës të vërtetë. Vetëm përfaqësuesit e 100 vendeve më të mira të renditjes së FIFA-s (50 për gratë) do të “kualifikohen” për të votuar. Një shtrëngim që forcon nivelin e kompetencës dhe kufizon votat (të rralla) me fantazi të shthurur. Domosdoshmëria tjetër është që rregullat e përgjithshme të bëhen më të qarta. Sipas France Football, Topi i Artë deri më tani u është dhënë shpesh atyre që kanë grumbulluar fitore ekipore, edhe pse individualisht nuk kanë qenë më të mirët nga të gjithë. Tani gjërat do të ndryshojnë. Kriteri i parë do të bazohet në paraqitjet individuale, i dyti do të përqendrohet në paraqitjet kolektive dhe trofetë e fituar, ndërsa i treti “do të ketë të bëjë me klasin e lojtarit dhe ndjenjën e tij të lojës së ndershme. Sepse dhënia e një shembulli gjithashtu ka rëndësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *