• |
ide | kryesore

Video/ Autogol, dygolësh e Szczesny pret penallti: Juventus bën 15 ndeshje pa humbje

-Instant, Sport, Video



Vazhdon vrapimi i Juventus në zonën e Champions. Në javën e 29 të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti Sampdorian 1-3, ngjitet në 56 pikë dhe komplikon situatën në renditjen e Sampdorias. Në Ferraris, në pjesën e parë vendosi një autogol i Yoshidas (23′) që zhbllokoi lojën, më pas Morata (34′) dyfishoi nga pika e bardhë për shkak të një faulli të Colley ndaj Kean. Në pjesën e dytë Szczesny (74′) priti një penallti ndaj Candrevës, Sabiri (84′) shkurtoi diferencën në një goditje dënimi, por në fund Morata (88′) firmosi trisin që mbylli ndeshjen.

Nën sytë e teknikut të kombëtares së Italisë Mancin, një Juventus i pandalshëm fundosi Sampdorian që në pjesën e parë në Marassi me dy gola dhe asnjë goditje në portë me aksion. Një kryevepër cinizmi që mban firmat e Yoshidas, autor i autogolit që zhbllokoi lojën në minutën e 23 dhe të Moratas, i cili shënoi një penallti të siguruar nga Kean. Dy pritje të Szczesny përfunduan pa asnjë rast tjetër tablonë e pjesës së parë. Megjithatë portieri bardhezi e kishte rezervuar më të mirën pas rifillimit të lojës kur grushtoi penalltinë e Candrevës. Polaku u dorëzua vetëm në goditjen e dënimit të Sabirit, falë një devijimi të Moratas, që në fund mendoi të vendoste shenjën e tij edhe për të mbyllur ndeshjen. Spanjolli vulosi rezultatin 3-1 në favor të bardhezinjve, duke e mbajtur Juven jo vetëm të pamposhtur në vitin 2022, por edhe duke marrë rezultatin e pesëmbëdhjetë të dobishëm radhazi, ndërsa Sampdoria dorëzohet, pas dy fitoreve në shtëpi.

Serie A Italy
Salernitana 2-2 Sassuolo
Spezia 2-0 Cagliari
Sampdoria 1-3 Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *