• |
ide | kryesore

Zjarr me përmasa të mëdha në Tale të Lezhës dhe në Vlorë, flakët po përhapen nga era

-Instant, Lajme, Të fundit



Flakët kanë përfshirë disa zona të vendit këtë të shtunë. Pas zjarrit në afërsi të qytetit të Lezhës, një tjetër i përmasave të mëdha po përshkon zonën mocalore në Tale, në afërsi të plazhit. Flakët janë shpërndarë me shpejtësi të ndihmuara nga një erë e fortë që karakterizon zonën, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje. Vatra e zjarrit është pranë rrugës drejt hidrovorit dhe ka prekur një zonë me xuktha.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në kodrat midis fshatit Peshkëpi dhe Kropisht të Vlorës. Flakët kanë përfshirë një tokë kodrinore, ndërsa në zonë rrezikojnë djegien edhe stanet. Ndërkohë janë djegur ndërkohë plantacione me ullishte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *