• |
ide | kryesore

Abramovich akord me Qeverinë angleze për shitjen e Chelsea, por goditjet vazhdojnë: “Hiqet nga detyra e drejtorit të klubit”

-Instant, Sport



Anglia nis një goditje të re ndaj oligarkëve rusë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe Premier League shkon krah për krah duke shtrënguar lakun rreth Roman Abramovich. Pronari i bluve në fakt është liruar zyrtarisht nga posti i drejtorit të klubit. “Pas sanksioneve të vendosura nga qeveria angleze, Bordi i Premier League ka hequr Roman Abramovich nga posti i drejtorit të Chelsea – thuhet në deklaratën e Ligës -. Vendimi i Bordit të Drejtorëve nuk ndikon në mundësinë që ekipi të stërvitet dhe luajë ndeshjet e planifikuara siç kërkohet nga licenca e lëshuar nga qeveria, e vlefshme deri më 31 maj 2022″.

Por kjo nuk është e gjitha. Sipas raportimeve të Daily Telegraph, në orët e fundit Abramovich ka arritur gjithashtu një marrëveshje me qeverinë britanike për të shitur klubin, pas ndalesës së vendosur nga autoritetet ditët e fundit. Ekzekutivi dyshohet se i vendosi një ultimatum dhjetë-ditor manjatit rus për të shitur shoqërinë. Vendim që do të kishte autorizuar The Rain Group, bankën amerikane që merret me shitjen e Chelsea, të riaktivizonte kontaktet për të përfunduar operacionin. Për momentin ka në fakt disa sipërmarrës të interesuar për klubin, duke përfshirë edhe multimiliarderin Nick Candy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *