• |
ide | kryesore

Cardi B heq dorë nga roli kryesor në komedinë “Assisted Living”

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperja e njohur Cardi B është tërhequr nga  roli i saj kryesor në komedinë e kompanisë Paramount Pictures, “Assisted Living”, vetëm një javë përpara se të fillonin xhirimet.

Një  burim ka treguar për ‘Deadline’ se reperja zgjodhi të largohej nga filmi për shkak të orarit të ngjeshur.Kasti dhe ekipi thuhet se janë informuar për ndryshimin e papritur të planeve.Cardi do të luante rolin e Amber, një vajzë e cila akuzohet gabimisht për kryerjen e një krimi dhe fshihet në azilin e gjyshes së saj.’Assisted Living’ do të ishte filmi i tretë i saj. Artistja u shfaq për herë të parë në filmin Hustlers të 2019-ës së bashku me Jennifer Lopez, Constance Wu, Keke Palmer dhe Lizzo si një nga disa kërcimtaret që punonin në një klub striptizmi në New York City.Më pas ajo mori pjesë në Fast and Furious 9 si Leysa./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *