• |
ide | kryesore

Hailey Bieber shtrihet me urgjencë në spital pas një mpiksje gjaku në tru

-Instant, F1, Paparazzi



Modelja Hailey Bieber zbuloi së  fundmi se ishte shtruar në spital këtë javë për shkak të një mpiksje të vogël gjaku në tru.

Përmes rrjetit të  saj social, Instagram,modelja falenderoi fansat për mbështetjen e tyre dhe tregoi më  shumë rreth gjendjes së  saj shëndetësore.“Të enjten në mëngjes, isha ulur në mëngjes me bashkëshortin tim kur fillova të kisha simptoma si goditje në tru dhe u dërgova në spital,Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh.Edhe pse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua! Faleminderit për të gjithë ata që kanë kontaktuar me urime dhe shqetësime, dhe për gjithë mbështetjen dhe dashurinë”, shkroi Hailey.

Shtrimi i saj në spital vjen tre javë pasi përfaqësuesi i Justin konfirmoi se këngëtari ishte infektuar me COVID-19, , gjë që fillimisht i bëri mjekët të besonin se problemi i saj mund të kishte lidhje me virusin.Çifti u martua ligjërisht në Manhattan Shtator 2018 dhe   bënë dasmën e tyre vitin e ardhshëm në Karolinën e Jugut./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *