• |
ide | kryesore

“Sa larg do shkojmë, t’ia lemë kohës”. Gega ‘terapisti’ i Skënderbeut cinik me Zguron: “Nuk je më i stresuar ti se Takaj”

-Instant, Sport



“Nuk e ul kokën, është profesioni im, është ambient shumë i mirë, i jashtëzakonshëm. Jam i respektuar që do të përfaqësoj këtë qytet me këtë ekip. Sa larg do shkojmë, t’ia lemë kohës”. Skënder Gega mund të kënaqet me një pikë të rëndësishme në fushën e Lacit, në debutimin e tij në pankinën e Skënderbeut. Tekniku tropojan e ka të qartë se duhet durim e guxim për të shpëtuar korcarët e vendit të fundit nga rënia nga kategoria.

Tekniku ka ndërhyrë edhe në cështjen Zguro, që është goditur nga tifozët dhe është zëvendësuar. Gega mundohet të bëjë terapistin, edhe pse e ka të qartë se fjalët në këto momente pak punë bëjnë: “Zguro është kapiten, e kam ndjekur dhe në intervista, është impulsiv dhe djalë që do të fitojë. Në momente të ndryshme Zguro ka reaguar jo si kapiten, duke marrë më shumë mbi kurriz. Sot nuk ishte faji i tij, kishte një opinion, një të kaluar. E nxora vetëm për të qetësuar situatën – tha tekniku, duke shtuar – I kam thënë Zguros, që t’i nuk mund të jesh më i stresuar se Takja. Bëj atë që ke mundësi”, përfundoi Gega.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *