• |
ide | kryesore

“Ti ta shpif”: Osaka shpërthen në lot e humbet ndeshjen e tenisit

-Instant, Sport



Naomi Osaka është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të një krizë nervore. Në Indian Wells, vajza japoneze ka shpërthyer përsëri në lot pasi është fyer nga një spektatore në fillim të ndeshjes (“ti ta shpif”), ofendim që ka komprometuar të gjithë lojën e saj. Ish-numri një i botës u mposht në raundin e dytë nga Veronika Kudermetova, numri 21 në renditjen botërore, me rezultatin e qartë 6-0, 6-4.

Për të shtatën herë në karrierën e saj Osaka pëson një “bagel” (6-0). Në fund të ndeshjes, Naomi kujtoi episodet e ngjashme që përfshinin motrat Williams në Indian Wells, me dy lojtaret që nuk u kthyen në turne për disa vite me radhë: “Nuk e di pse, por më mbeti në mendje”, ishin fjalët e Osakas në fund të ndeshjes, që me rezultatin 0-3 në setin e parë i kishte kërkuar gjyqtarit që të mund të merrte mikrofonin dhe të fliste me publikun, gjë që u refuzua. “Nëse përsëritet, do të kërkojmë fajtorin dhe do ta përjashtojmë”, ishte përgjigja e arbitrit. “Nuk dëgjova se çfarë i bërtiti spektatorja – komentoi Kudermetova – isha e fokusuar në shërbimin tim. Por më pas pashë që Naomi filloi të qante”.



1 Comment

  1. o qija nonen

    jo po mos shaj policin se do qaje ne proteste

    jo po ta bejme salle leximi , mos qesh mos fol, edhe fryme merr me ngadale se po lexon osaka

    ca jane keto lajme kari, jo po mos i bej boooo se do lej lojen

    ka tensite te tjere qe luajne edhe nen presion psikologjik, gjokovic e mbajeten mbyll ne australi, s qau gje

    nese nuk e perballon dot osaka, ska faj e zeza, kur te jete ne gjendje me te mire emocionale le te garoje, ehte absurd ta besh garen sterile, edhe lufta psikologjike eshte pjese e gares

    ca jane keto karlliqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *