• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rusët kërcënojnë të lënë në hapësirë astronautin amerikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Programi hapësinor i Rusisë kërcënoi se do të lërë një astronaut amerikan në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Mark Vande Hei, një 55-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve nga Teksasi ka të planifikuar të kthehet në Kazakistan me dy kozmonautë rusë në një anije kozmike ruse Soyuz më 30 mars, pasi ai ka kaluar gati një vit në bord.


Por në kulmin e sanksioneve të SHBA kundër Rusisë për shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Dmitry Rogozin ka kërcënuar se do ta lërë atë në hapësirë.

Ai madje ka prodhuar një video rrëqethëse që u postua në Tëitter nga NASA Watch. Video me tekstin “Lamtumirë” tregon 2 kozmonautët rusë në bord që e përshëndesin amerikanin dhe shkëputin segmentin rus të stacionit.

“Studio televizive Roscosmos bëri me shaka mundësinë e tërheqjes së Rusisë nga projekti ISS dhe heqjen e segmentit rus të stacionit, pa të cilin pjesa amerikane e projektit nuk mund të ekzistojë”, – u tha në një sqarim të Ria Novosti.

“Është një kërcënim i tmerrshëm. Kur e dëgjova për herë të parë, qava shumë. Është shumë shqetësuese. Ne thjesht po lutemi” – tha nëna e astronautit. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Une nuke e besoje!!! Se pse une mendoje se keto gjëra munde ti bën veq terroristat muslimane dhe komunistat nuke besoje se astronomer Ruse kane arritur Deri ne ate pike edhe në qofte duke e paguar me jeten e tyre

    1. Hahaha, nuk ke ca te besosh sepse eshte shaka pa kripe nga ana e Rusve.
      Edhe sikur te ikin dhe ta lene Amerikanin vetem aty, ai gjithsesi kthehet ne shtepi sepse stacioni hapsinor ka kapsula emergjence te cilat i kthejne austronautet ne toke ne raste te tilla.

      1. Ça thua o AS-Pras qenke gjeni në teknologjinë hapësinore. Me siguri ti po punon për ata 2 satelitët e kllufit të gjatë që kemi për Kminister.

        1. Fakti qe di shume me shume se sa ty per nje fushe te caktuar nuk me ben mua gjeni.
          Ku dreqin hyn ai i gjati ktu?
          Clidhje kane satelitet qe do me cu i gjati me stacionin hapsinor?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.