• |
ide | kryesore

Zoe Saldana flet për fillimet e karrierës: Më kërkuan të ndryshoja emrin

-Instant, Paparazzi, Slider



Zoe Saldaña u këshillua të adoptonte një emër skenik kur u bë e famshme për herë të parë.

Aktorja e njohur për rolin e saj “Columbiana” tregoi për “Entertainment Weekly” se rreth kohës kur ajo xhiroi filmin”Centre Stage” në vitin 2000, menaxherja i tha se do ishte mirë për karrierën e saj nëse ndryshonte emrin.“Kur bëra Center Stage, mbaj mend që  menaxherja im më kërkoi të mos përdorja emrin tim”, rrëfeu Saldaña. “Por qëllimi i tyre nuk ishte kurrë që unë të ndaloja së qeni kjo që jam. Por menaxheri im në atë kohë ishte një ish-këngëtare  dhe ajo ndryshoi emrin e saj gjithashtu kur ishte adoleshente. në vitet ’60, besoj. Dhe më tha se kjo është ajo që bëjnë të gjithë.”Ajo shtoi, “Ajo donte më të mirën për mua. Por unë prapë e dija se më pëlqente emri im.”

Aktorja gjithashtu u ndal dhe ke filmi i saj i ri ‘Adam Project dhe rrëfeu se çfarë do t’i thoshte vetes së daj nëse mund të kthehej 20 vjet pas kur sapo kishte filluar karrierën e saj në film.”Çfarë do t’i thoja asaj? “Mos u shqetëso kaq shumë”. Më kujtohet në atë kohë, isha shumë nervoze sepse do të bëja këto projekte për herë të parë dhe do të udhëtoja në këto vende për herë të parë”, u shpreh Zoe “Pra, kishte shumë nervozizëm dhe gjithmonë duhej ta mbuloja atë për t’u dukur sikur e kam bërë dhe më parë këtë gjë. Por unë thjesht do t’i thoja asaj, “Mos u bëj kaq nervoze. Ti ke lindur për këtë punë “. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *