• |
ide | kryesore

Nesër zhvillohet Asambleja Zgjedhore: UEFA sjell në Tiranë numrin 2 të saj për monitorimin e proçesit

-Instant, F1, Sport



Të bllokuara apo jo, të kontestuara apo jo, nesër do të zhvillohen zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ato zgjedhje për kreun e ri të futbollit shqiptar, që Armand Duka i spostoi me 13 ditë për të shuar polemikat. Janë konfirmuar tashmë emrat e delegacioneve të UEFA-s e FIFA-s si edhe personaliteteve të futbollit europian, të cilët do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF, që zhvillohet më datë 15 mars 2022.

Nga UEFA të pranishëm në punimet e Asamblesë do të jenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zbignieë Boniek, njëkohësisht edhe një nga Zv.Presidentët e UEFA-s, si edhe dy zyrtarët, Thierry Favre dhe Luca Nicola. Ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar në Asamble nga dy zyrtarët e lartë, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.

Nuk është rastësi që mbërrin në Tiranë numri 2 i UEFA-s, një që ka një histori me Shqipërinë, kur luante si sulmues i Juventus dhe kombëtares polake e pasi fitoi Kupën e Kampioneve erdhi e shënoi në Qemal Stafa në ndeshjen me kuqezinjtë. Kjo tregon ndjeshmërinë që ka UEFA në lidhje me këtë Asamble në të cilën është përfshirë edhe politika dhe shteti, që vazhdon të kërkojë moszhvillimin e zgjedhjeve në FSHF.

Nuk do të mungojnë as dy personalitete të rëndësishëm në futbollin ballkanas, si Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *