• |
ide | kryesore

Hamilton ndryshon emrin, për çështje familjare: “Do të shtoj mbiemrin e mamasë sime”

-Instant, Sport



Mercedes W13 i ri ishte në një farë mënyre objekti misterioz i testeve të javës së kaluar në Bahrein dhe Lewis Hamilton nuk mungoi të nënvizonte dyshimet e tij për konkurrencën absolute të makinës (si herët e tjera ndoshta duke luajtur me… pretaktikën). Ndërkohë, shtatë herë kampioni i botës ngatërron akoma më shumë ujërat, duke nxjerrë në dritë synimin për të ndryshuar mbiemrin e tij, ose më mirë për ta zgjeruar me atë të nënës së tij Carmen. Sir Lewis e bëri të qartë këtë gjatë një ngjarjeje promovuese në Dubai Expo, në fillim të javës para debutimit të Kupës së Botës në Bahrein.

“Jam krenar për emrin që mbaj. Mbiemri i nënës sime është Larbalestier dhe po punoj për ta shtuar. Kur? Shpresoj se shpejti, jemi duke punuar për këtë. Nuk e kam kuptuar kurrë pse – kur martohet – një grua duhet të humbasë mbiemrin e saj: dua që ai i nënës sime të vazhdojë të qëndrojë në familje dhe të shfaqet së shpejti bashkë me atë që kam mbajtur aktualisht”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *