• |
ide | kryesore

Immobile dërgon Sarrin në vendin e 5°: sulmuesi kalon Piolën si shënuesi më i mirë i Lazios

-Instant, F1, Sport, Video



Në ndeshjen e fundit të javës së 29 të Serie A, Lazio mposhti 1-0 Venecian, kaloi Romën dhe Atalantën me një goditje të vetme dhe arriti në vendin e 5-të. Pas një pjese të parë pa goditje në portë dhe me shumë pak emocione, bardhekaltrit i zgjidhën gjërat falë një penalltie të Immobiles në minutën e 58′, të akorduar me VAR pas një goditje të Crnigoj në fytyrën e Luiz Felipes.

Sarri mund ti gëzohet parakalimit të Atalantës (që ka gjithësesi një ndeshje më pak) dhe Romës në vendin e pestë të renditjes, në pritje t’i sfidojë në derbin e së dielës, ku do të mungojë Zaccagni i pezulluar. Në një ndeshje mjaft të mërzitshme, vendosi penalltia e Ciro Immobiles në minutën e 58-të. Me këtë gol nga njëmbëdhjetë metrat, Immobile ngjitet në kuotën 144 gola në Serinë A me fanellën e Lazios dhe kalon kështu Silvio Piolën duke u bërë golashënuesi më i mirë në kampionat në historinë e Lazios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *