• |
ide | kryesore

Incidenti në protestë/ Vajza vlerëson Ramën, i heqin mikrofonin dhe e largojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Protesta e qytetarëve para kryeministrisë ka sjellë dhe një incident mes protestuesve dhe një te reje, e cila në momentin që mori mikrofonin falënderoi kryeministrin Edi Rama për arritjet e deritanishme.

E reja tha se sot shqiptarët duhet të dinë që të gjitha këto që shohim janë arritje e qeverisë Rama, ndërsa i kërkoi këtij të fundit që të shohë situatën me syrin e një artisti.

“Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja.

Menjëherë kanë reaguar qytetarët e pranishëm duke i kërkuar të largohet menjëherë dhe të mos flasë më.



16 Comments

    1. Keto patronazhistet jane ku therret qameti. Edhe kur duan ta lavderojne Ramazanin nuk jane ne gjendje ta lavderojne me fjalet e tyre por lexojne tekset e Fuges😂😂. Eshte bere muti mullar o shoke e shoqe patronazhiste dhe nuk mbulohet dielli me shoshe.

    1. Pe ndonje ide mes fjaleve te kesaj? Ca do te thote me e pa situaten si artist? Jane budalleqe tipike per shtabin e tyryfyckave qe Rama nuk ka lene vend pa na i taksur …. Nje proteste gjigande me vete ja vlen vetem per sulmin e eger ndaj meritokracise qe ka bere ky duke promovuar njerez pa asnje vlere tjeter pervec asaj qe kane apo nuk kane mes shaleve. Eshte dhune, poshterim e arrogance e papare per cdo njeri qe e merr seriozisht punen qe ben.

  1. Askush nuk i ndalon cupulinat qe me Iphon te qeverise ne dore te mblidhen ne antiproteste, se toleranca nuk mungon, e do t’i ndiqnim neper tv si estrade live

    1. dhe anti protesta do ishte me pankarat “rriti taksat o zoti yne” hahaha; habitem pse nuk ndodh , si mendoni ju?

  2. Jeni ber si komunistat dikur ne 45’ ‘me varje….me varjeeeeee’
    Vk asigje sndryshon ktu. Brezat ndrrojne po i mut

  3. Ti ja paske mbathur deja:). Rri atje ku je se skemi nevoje dhe per rilindesa me banim ne Bruksel, po ta dalin boll keto me banim te Komuna Parisit:).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *