• |
ide | kryesore

Kanye West akuzon Kim : Nuk më lejon të shikoj fëmijët

-Instant, F1, Paparazzi

Kanye West ka deklaruar së fundmi se Kim Kardashian nuk i lejoi fëmijët e tyre të merrnin pjesë në festën e publikimit të reperit Donda 2, si dhe në edicionin e tij të fundit të Sunday Service.


“Kur patëm publikimin e Donda 2 në Miami,organizova një fluturim për të gjithë fëmijët e mi që të vinin nga Calabasas për të marrë pjesë në shfaqje,” shpjegoi Ye. “Një asistent më telefonoi dhe më tha ‘Fëmijët janë atje’. Kur avioni u ngrit, mora një mesazh nga Kim që thoshte, ‘North nuk do të jetë në aeroplan’. Ajo bëri të njëjtën gjë si tek festa e ditëlindjes së Chikago. Më vjen mirë që po e shihni se me çfarë duhet të përballem.”Kanye vazhdoi, “Tani ne morëm shërbimin e së dielës këtë mëngjes në orën 10:00; North kishte flejtur tek një shoqe, kështu që ajo nuk mund të vijë në shërbimin e së dielës. E zhvendosa shërbimin e së dielës deri në orën 10 të mëngjesit që të mund të shkoj në ndeshjen e futbollit të Saint në orën 12:30. Shtyva oraret!”


Në një video tjetër në Instagram të dielën në mëngjes, West kritikoi Kardashian për lejimin e vajzës së tyre North në TikTok.”Sapo fola në telefon me Kim.I thashë të mos më kundërshtonte me këtë gjë të TikTok. Unë jam babai i saj. E di që të gjithë nuk i respektoni baballarët apo idenë e familjes, dhe media përpiqet të promovojë diçka. Nuk do lejoj që vajza ime të përdoret nga TikTok, të përdoret nga Disney; Unë kam një fjalë për këtë” “Nuk ka gjë të tillë si kujdestaria 50/50 në shoqëri sot … Gjithmonë anon nga mamaja”, u shpreh i inatosur reperi.Në fillim të këtij muaji, gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, Steve Cochran, miratoi kërkesën e themelueses së ‘Skims; për t’i dhënë statusin e beqarisë mes procedurave të divorcit të saj me Kanye. Si rezultat, Kim do të heqë West nga mbiemri i saj.Edhe pse ish  çifti nuk i ka zgjidhur plotësisht çështjet e tyre financiare dhe të kujdestarisë, vendimi do t’i lejojë të dyja palët të divorcohen ligjërisht./Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.