• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian kritikon mediat: Nuk duhet të gjykoni gratë për tradhëtitë e burrave

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian ka deklaruar së fundmi se është lodhur nga femrat që fajësohen për gjërat që bëjnë meshkujt.

Gjatë një bisede me Variety , Khloe rrëfeu se është “e trishtueshme” se si gratë fajësohen dhe tallen pasi një burrë i tradhton ato.”Të gjithë kanë problemet e tyre, kështu që nuk duhet t’i drejtoni gishtin askujt, por për ta bërë atë përgjegjësi e gruas, është vërtet e trishtueshme,” u shpreh ajo . “Dhe kjo thotë shumë për shoqërinë tonë që njerëzit preferojnë të hedhin helm, sesa të jenë të ndjeshëm ose të kenë dhembshuri”.

Duke e kthyer bisedën te taktikat e raportimit, Kardashian vazhdoi, duke thënë se fajin e ka mediat dhe dëshira e tyre për klikimet, ndërsa theksoi gjithashtu sesi burrat dhe gratë trajtohen ndryshe në raportet e skandaleve.“Është e trishtueshme dhe emocionalisht vendos shumë mbi supet e grave”, vazhdoi ajo. “Është një barrë e madhe për t’u mbajtur dhe nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se çfarë u bën psikologjikisht grave. Dhe burrat, është pothuajse si një pikë tjetër në rripin e tyre, sepse ata janë duke festuar në një farë mënyre. Por kjo nuk është asgjë e re. Ka qenë gjithmonë klubi i djemve.”

Në dhjetor, Maralee Nichols ngriti një padi për atësinë kundër , Tristan Thomson . Në padi, Maralee tha se ajo dhe Tristan kishin patur marrëdhënie seksuale në ditëlindjen e tij të 30-të në Mars 2021.Disa javë më vonë, basketbollisti  lëshoi ​​një deklaratë duke pranuar se ai ishte babai i fëmijës. Ai gjithashtu i kërkoi falje Khloe për “dhimbjen e zemrës dhe poshtërimin” që i shkaktoi asaj. Megjithëse ylli i realitetit televiziv i ka mbajtur gjërat private rreth skandalit, ajo i tha Variety se kjo cështje do të trajtohet në emisionin e saj të ardhshëm në Hulu, The Kardashians./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *