• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, plagoset një gazetar britanik

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Një gazetar britanik është plagosur rëndë ndërsa në Ukrainë vijojnë përplasjet mes forcave ruse dhe atyre vendase.

Sipas raportimeve, gazetari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në reanimacion. Lajmin e konfirmoi prokurorja Irina Venediktova. Kujtojmë se një gazetar amerikan, Brent Renaud humbi jetën ditën e djeshme në Irpin.

Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov njoftoi dje se Renaud u shënjestrua nga ushtarët rusë. Ky është rasti i parë i raportuar i vrasjes së një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë. Kolegu i tij, i cili mbeti i plagosur ka deklaruar se në momentin që janë qëlluar ata po filmonin refugjatët që po largoheshin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *