• |
ide | kryesore

Ndërron jetë motra e këngëtares së njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Motra e këngëtares së njohur, Tony Braxton, Traci ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Bashkëshorti i Traci-t, Kevin Surratt,  tha në një deklaratë për TMZ… “Kemi ardhur në një kohë ku duhet të informojmë publikun se pas një viti që i është nënshtruar privatisht një sërë trajtimesh për kancerin e ezofagut, e dashura jonë Traci Braxton ka shkuar drejt lavdisë”.

Të shtunën këngëtarja e “Breathe Again” konfirmoi vdekjen e motrës së saj në Instagram.“Me keqardhjen më të madhe ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të motrës sonë, Traci”, shkroi  Toni krahas fotos bardhë e zi të saj me motrat . “Ajo ishte një dritë e ndritshme, një vajzë e mrekullueshme, një motër e mrekullueshme, një nënë e dashur, grua, gjyshe dhe një interpretuese e respektuar. Do të na mungojë shumë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë . Jemi familje përgjithmonë.”Traci së bashku me motrat e saj Toni, Towanda, Trina dhe Tamar Braxton nënshkruan marrëveshjen e tyre të parë diskografike me Arista Records në 1989. Në vitin 2011, motrat u ribashkuan për shfaqjen e njohur të realitetit, “Braxton Family Values”, ku shfaqej edhe nëna e tyre.Përveç pjesëmarrjes në “Braxton Family Values”, Traci u shfaq gjithashtu në sezonin e tretë të “Marriage Boot Camp” me bashkëshortin e saj.Albumi i saj i parë solo, “Crash & Burn”, u publikua në 2014 dhe ajo luajti në filma të tillë si “Sinners Wanted” dhe “The Christmas Lottery”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *