• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Spanjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy vëllezër të shpallur në kërkim për vrasje në tentativë kanë rënë në pranga nga policia. Autoritetet bëjnë me dije se është arrestuar E. K., 37 vjeç dhe M. K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut.

Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

“Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Spain për vendndodhjen e dy vëllezërve në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”. Në kuadër të operacionit, në qytetin Valencia të Spanjës, bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. K., 37 vjeç dhe M. K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut. Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe ‘Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake.'” – detajoi policia.



1 Comment

  1. Nuk arrestojn klyshet e politikaneve qe bredhin lart e poshte botes me paret e vjedhura te nje populli ne skamje po meren me dy djem trima qe tentuan te merrnin hakun e te vellait ne nje vend ky drejtsia nuk ekziston.
    Ju shkerdhefsha mu ne FAST, plehra me uniform ne sherbim te maskarenjve ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *