• |
ide | kryesore

Video/ Torino e tërbuar për 11 metërshin e munguar, Cesari i jep të drejtë: “E pamundur mos ta japësh penallti”

-Instant, Sport, Video



Në barazimin me Interin, që zikaltrit e rrëmbyen në shtesë, Torino vazhdon të jetë e tërbuar me arbitrin e ndeshjes Guida dhe me VAR-in. Granatat protestuan shumë për një kontrast mes Ranocchias e Belottit, por jo vetëm arbitri vazhdoi lojën, por edhe Massa e Preti në VAR nuk i dhanë të drejtë Torinos, për një penallti që dukej e qartë. Pak rëndësi ka në këtë pikë për skuadrën e Juric, që ish-arbitri Cesari në moviolën e bërë në emisionin Pressing e ka konsideruar “të qartë si drita e diellit”.

“Jam i zhgënjyer nga mungesa e bashkëpunimit mes arbitrave në fushë dhe atyre të VAR. Çfarë i treguan arbitrat VAR Massa dhe Preti arbitrit Guida?”, pyet ish arbitri Graziano Cesari në Pressing, duke bërë moviolën e episodit të inkriminuar në Torino-Inter, atë të faullit të Ranocchias ndaj Belottit. “E para është një imazh anësor nga i cili nuk mund të shihet pothuajse asgjë. E dyta është nga mesfusha dhe Mandragora mbulon pamjen. Çfarë nuk ka parë Var? Replay i parë që erdhi nga televizori, ai nga përballë portës. Në 57 sekondat e ndalimit të lojës janë dy persona që shikojnë imazhet. Cfarë i kanë thanë ata? E pamundur të mos i akordosh penallti Torinos duke parë këtë imazh”.

https://www.youtube.com/watch?v=7FK7ADMtlkE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *