• |
ide | kryesore

14 vite nga shpërthimi i Gërdecit/ Të afërmit e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Familjarët e viktimave të Gërdecit, kanë përkujtuar këtë 15 Mars, të afërmir e tyre që humbën jetën si pasojë e shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve, në fshatin në periferi të Tiranës.

Si pasojë e shpërthimit, humbën jetën 26 persona, dhe qindra të tjera mbetën të plagosur, ndërkohë që shumë shtëpi u shkatërruan, pasi forca e tij ishte shumë e madhe.

Kjo magazinë e cila ishte kthyer në një fabrikë për demontimin e armëve, duket se vepronte në ilegalitet të plotë, ndërkohë që pas ngjarjes do të jepte dorëheqjen ish-ministri i mbrojtjes i kohës, Fatmir Mediu.

Sa i takon përgjegjësisë ligjore, ajo nuk është vënë në vend sipas familjarëve, të cilët edhe sot akuzuan shtetin dhe organet e drejtësisë që nuk kanë bërë asgjë për Gërdecin.

-Ne jemi në proces gjyqësor, por kjo nuk mund të vazhdojë pambarimisht, na erdhi radha edhe ne për të ikur. Ne kërkojmë që këta që janë gjallë të dënohen. Duket sa e mbajti policia dhe drejtësia që duam premtimin. Ikën 26 veta, çdo gjurmë ka qenë me gjak, pellgje, më dridhet mishi kur e kujtoj…

-Ne kërkojmë vetëm të drejtën, këtë duam. Unë jam 80 vjeç dhe nuk kam marrë drejtësi, kam bijën time që vdiq këtu, dhëndrin, kam vajzën e vëllait. Drejtësi duhet të ketë se janë duke na shkelur me këmbë.

-Më ka ikur burri, çuni, nusja e çunit, goca e vëllaut, gjithë jetën e kemi shpirtin copë. Ne nuk mendojmë se është vënë në vend drejtësia, por çfarë të bëjmë, ne presim që drejtësia ta zbardhë, është krim. 



3 Comments

  1. Drejtesia ndaj viktimave te Gerdecit do te tregoje me te vertete efektet e reformes ne drejtesi, nese nuk behet drejtesi per shpirtrat e te vrareve ne Gerdec reforma zerohet, behet pluhur propogandistik, tregon se ajo mbetet peng i familjeve Berisha, Meta e Rama dhe shperfytyron nderkombetaret qe e financuan dhe e mbeshteten. Fakti qe politika e vjeter u dakortesua qe kunati i Mediut te jete Kreu i Zgjedhjeve te “Lira” ne shqiperi eshte ogur i keq.

  2. Maloku Salih Berisha dhe kelyshi i tij Xeni i Slobodankes duhet te ishin ne burg qe shume kohe me pare …

  3. I gjati ine i premtoi te gjitheve parajsen ne toke por u dha ferrin .
    Beri ate qe nuk tha dhe tha ate qe nuk beri .
    Kur drejtesin e do per interesat e xhepit te tij e ve ne pune menjehere , ashtu siç beri me FSHF-ne .
    Krimineleve ju dha parajsen ne toke dhe popullit ferrin .
    Ne jemi ne krize dhe ky dje benete koncerte me miliona $ . Biles me paturpasine me te madhedje genju live .
    Tha se nuk e dinte se kush po kendonte , por e dinte qe nuk kishte marre asnje kacidhe nga buxheti publik .
    E solli privati tha genjeshtari dhe masshtuesi ordiner , kur te gjithe e dime se nuk ka miloner budalla .
    Protestat duhet te vazhdojne deri ne burgosjet e tij , ndryshe do na genjeje , vjedh , perbuz e poshteroi deri ne pafundesi . Vafsh ne ferr xhepist ordiner . Haka e popullit te fukarepsur prej teje do te te ndeshkoje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *