• |
ide | kryesore

Danimarka, rishfaqet Eriksen: kthehet në kombëtare 9 muaj pas infarktit

-Instant, Sport



Një hap tjetër drejt normalitetit: Christian Eriksen do të rikthehet për të veshur ngjyrat e kombëtares daneze për herë të parë që nga 12 qershori 2021, kur një infarkt e goditi gjatë ndeshjes së Euro 2020 kundër Finlandës, duke shkaktuar frikë për jetën dhe karrierën e tij. Ish-mesfushori i Interit, tani në Premier League me Brentford, është thirrur nga trajneri Kasper Hjulmand për miqësoret e planifikuara më 26 dhe 29 mars kundër Holandës dhe Serbisë.

Eriksen, të cilit iu desh të largohej nga Serie A për shkak të rregullores që e pengonte të luante me çdo lloj stimuluesi kardiak, u rikthye për herë të parë në fushë më 26 shkurt, duke u aktivizuar si zëvendësues në ndeshjen mes Bees dhe Neëcastle. FIFA kishte sqaruar tashmë në javët e fundit se për danezin nuk ka kufij për mundësinë e luajtjes së ndeshjeve ndërkombëtare, përfshirë ato të Kupës së Botës 2022, duke qenë se federata ndërkombëtare përdor raportet klinike të federatave individuale dhe kështu mjafton aprovimi i asaj daneze që Eriksen të zbresë në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *