• |
ide | kryesore

Dita e shtatë e protestës, çfarë ndodhi sot para Kryeministrisë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



 Protesta e shtatë radhazi e mbajtur sot para Kryeministrisë kishte më pak pjesëmarrje, por me të njëjtat kërkesa të cilat sot për herë të parë le të themi që u formalizuan disi dhe u grupuan për të reflektuar të gjitha nevojat e grupeve të interesit.

Kërkesat i lexoi aktivisti Adriatik Lapaj, i cili njoftoi gjithashtu edhe se qeverisë i është lënë afat deri të shtunën për t’i plotësuar. Më pas protesta do të vijojë pa afat. Të shtunën paradite është thirrur manifestimi tjetër i madh.

Protestuesit kërkojnë ulje të cmimit të naftës, minimum jetik, heqje të TVSH-së për produktet e shportës etj. Shihni përmes fotove të LSA cfarë ndodhi në protestën e sotme. ©LAPSI.al

 

 



9 Comments

  1. Kemi rinine me te bukur se kudo. Pse t’ua falim rinine te tjereve qe i duan per argate?

    Bravo per qendresen e kurajon djem e vajza te protestave!

  2. angazhimi i “Shtepise se Lirise” ne negociata per bashkimin dhe mungesa e kauzes ka detyruar organizatoret ta pezullojne protesten.Protesta nuk behet me shume foto te lapsit por shikohet pjesmarja filloje me 3000 veta dhe perfundoje me 30 veta,populli nuk e ha me sapunin per djathe o shpellkare protestues qe asvete nuk e dini cfare kerkoni

  3. Hekuri rrifet sa eshte i nxehte . Po e bete terkuz edhe kjo proteste do shkoje si gjithe te tjerat .
    Duhet nje “koke” , nje shtab drejtues i zoti . Opozita duhet dhe e ka per detyre te marre freret .

    1. Fatmir Mediu tani është nen hetim te ri per Gerdecin. Te shpresojme te kthehet ne te ndeshkuarin e pare bashke me bashkepunetorin e tij Shkelzen Berisha

      Ai është një person që drejtësia ka kërkuar deri 6 vjet burg, por çështja u pezullua më 2009, për shkak të mandatit të tij si deputet.

      Rifillimi i çështjes ndaj tij është fitorja e pare e arritur pas 14 vitesh.

      Por tutorin e këtyre kriminelëve me pushtet, e kemi ende në politikë, ende kërcënim për demokracinë dhe dhunues të institucioneve të shtetit shqiptar. Quhet Sali Berisha.

  4. Keta kerkojne qiqra ne hell. Ca kerkesa jane valide po shume te tjera sbehen dot ose ndryshe do behemi vend socialist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *