• |
ide | kryesore

Iku nga lufta, arbitres ukrainase i hapen dyert e futbollit në Itali: do të arbitrojë Inter-Samp

-Instant, Sport



Italia mirëpret Kateryna Monzul, një arbitre ukrainase që ikje nga Kharkiv për shkak të luftës. Një gjest i rëndësishëm, për të lejuar një nga arbitret më të mira në qarkullim të vazhdojë aktivitetin e saj në fushën e lojës. Pasi ka arbitruar tashmë disa ndeshje të Europa League dhe sfida të tjera të rëndësishme si për meshkuj ashtu edhe për femra, Monzul në Itali do të thirret menjëherë në cështje për të drejtuar Inter-Sampdoria të Serie A për femra. “Familja evropiane e futbollit ka një zemër të madhe dhe ajo italiane është në ballë për të ndihmuar popullsinë ukrainase”, tha presidenti i FIGC, Gabriele Gravina duke falënderuar UEFA-n dhe Aia-n.

“Unë arrita të ikja nga Kharkhiv disa ditë më parë. Ishte vërtet e rrezikshme dhe e tmerrshme,” shpjegoi Kateryna, duke rrëfyer ikjen e saj larg bombave me dy motra dhe tre nipër e mbesa. “Ishte e tmerrshme, ne vazhdonim të fshiheshim nëpër strehime – shtoi ajo ende e tronditur në një intervistë telefonike me Adnkronos -. Çdo moment që dëgjonim të shtëna dhe bomba, vraponim nën tokë dhe uleshim duke pritur që ato të ndalonin, por nuk ndalonin. Ju nuk mund ta besoni atë që kemi përjetuar”.

Një situatë e tmerrshme, të cilën mesazhet e shumta të mbështetjes janë përpjekur ta zbusin të paktën pjesërisht. “Familja e arbitrave më mbështeti dhe më ndihmoi – shpjegoi ajo –. E vlerësova shumë, më preku në zemër”. “Për mua, në ato momente të tmerrshme, ishte me të vërtetë e rëndësishme. Shumë njerëz të FIFA-s më shkruanin për të pyetur se si mund të më ndihmonin – vazhdoi ajo – dhe për disa sekonda mund t’i kthehesha jetës sime normale”. “E dinim se ishte e rrezikshme dhe se ishte e vështirë, por gjithsesi e bëmë, sepse të qëndrosh atje është e pamundur”, përfundoi Monzul, e cila tetorin e kaluar ishte gruaja e parë që arbitroi kombëtaren angleze të futbollit në një ndeshje të Kupës së Botës 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *