• |
ide | kryesore

Jahti i Roman Abramovich përfundon në brigjet e Shqipërisë?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka zbarkuar sot në mëngjes në Moskë pas vizitës së shkurtër që bëri në Izrael.

Miliarderi rus nuk i ka pasur kurrë më keq punët pasi u shpall “persona non-grata’ në Britaninë e Madhe, ndërkohë që iu ngrinë asetet në këtë vend.

Të njëjtën gjë po planifikon ta bëjë edhe Bashkimi Evropian, i cili e ka futur atë në listën e oligarkëve që do të sanksionohen si pjesë e sanksioneve ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e nisi luftën në Ukrainë javë më parë.

Në pronësi të manjatit rus është edhe jahti super-luksoz, në vlerë prej afro 545 milionë eurosh.

Jahti “Solaris” është parë sot duke lëvizur në brigjet e Shqipërisë, në jug të vendit, me statusin “në pritje të porosive”.

Këto janë të dhënat e “Refinitiv”, i cili merret me gjurmimin, të dhënat dhe statistikat e anijeve, shkruan “Sky News”.

Pak ditë më parë, jahti i Abramovichit ishte parë në brigjet e Malit të Zi, ndërsa tani ka përfunduar në Shqipëri.

Abramovich ka frikë se do t’i merret edhe pronësia e këtij super-jahti, si pjesë e sanksioneve të tij.

Kjo pasi ai shihet si një njeri i besueshëm për dekada të tëra i presidentit rus, Vladimir Putin.



4 Comments

  1. Eshte nisur tek resorti i ministres se jashte Xhacka,dhe po mundohen t’e fshehin, qe te mos e marre vesh njeri.Do thoni,po Shqiperia ka mbeshtetur te gjitha vendimet dhe masat e BE,per Rusine dhe oligarket e saj.Por kjo e jahtit,eshte dicka tjeter,sepse “ashtu ishte ni ceshtje”,qe e din vetem Rame,me Xhacken!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *