• |
ide | kryesore

Kosovë/ 22 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja me COVID-19. Asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive është 633.

“Nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158. Në total numri i rasteve aktive është 633”, njofton Ministria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *