• |
ide | kryesore

Kulisat/ Duka sfidon Veliajn, për herë të gjashtë në krye të FSHF

Arkiva, Kryesore



Armand Duka ka sfiduar deri në fund Erion Veliajn duke u zgjedhur sot për një mandat të gjashtë në krye të Federatës Shqiptare të futbollit, ndonëse kryebashkiaku i Tiranës falë presionit politik mbi gjykatat pati marrë vendim që e anullonin mbledhjen e asamblesë që zhvilloi punimet sot. Duke kthyer mbrapsht shprehjen e Veliajt se “futbolli ka mbetur ishulli i fundit që nuk e kemi marrë”, Duka u kundërpërgjigj. Gjatës fjalës së tij, para se të votohej me 37 vota (nga 55 gjithsej), ai tha se futbolli është një ishull më i mirë sesa mesasatarja e Shqipërisë.

Por mbledhja zgjedhore e cila ishte legjitimuar nga pjesmarrja në sallë e përfaqësuesve të UEFA dhe FIFA dukej qartë që nuk ishte konsensuale. Ajo u bojkotua nga njeri prej kandidatësve, gazetari sportiv Dritan Shakohoxha, i cili e konsideronte këtë një tubim të paligjshëm dhe nga rreth 12 delegatë pasues të tij.

Tensionet në FSHF u rritën që në momentin kur në publik u përhap një audio përgjim i Erion Veliajt që i bënte presion komunitetit të futbollit për të mos votuar më Dukën.

Lexo me tej:

Fytyra tjetër e Erion Veliajt/ Gjuha e rrugaçit që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit

Përgjimi ishte skandaloz. Për të çliruar “ishullin e fundit” që i ka mbetur jashtë kontrollit rilindjes, politikani “boleçelik” premtonte përndjekjen e armiqve të tij futbollistikë me prokurori dhe gjykata.

Nga dita e publikimit të audio përgjimit skandaloz me një shpejtësi rrufe gjashtë gjykata të vendit morën vendime kundër FSHF-së, prokuroria e Tiranës bëri sekuestrime dhe kërkoi pezullim të zyrtarëve të futbollit dhe më në fund, tre ditë para garës për presidentin, Duka u pezullua nga detyra bashkë me një grup zyrtarësh të tjerë, vetëm për të bërë të pamundur organizimin e zgjedhjeve. 

Skanimi/ Pesë lajthitjet e Veliajt në betejën për të marrë FSHF

Kjo bëri që data e parë e zgjedhjeve në 6 mars të shtyhej. Duka bëri një deklaratë që shumëkush e mori si një fitore të Erion Veliajt: “”Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër” sqaroi Duka.

Por në media kjo shtyrje u përfol si një shenjë kompromisi mes presidentit të FSHF-së dhe kryeministrit Rama. ndërmjetës mes tyre hyri prefidenti i shoqatës europiane të futbollit, UEFA, Ceferin i cili e kërcënoi kryeministrin shqiptar me përjashtim të Shqipërisë nga garat kontinentale dhe me anullimin e finales se Conference League që do të mbahet në Tiranë në muajin maj, nëse qeveria ndërhynte në zgjedhjet e futbollit.

Konflikti i FSHF/Rama shet Veliajn nën presionin e UEFA-s

Nga ky moment filluan të qarkullojnë fjalë se Rama e kishte shitur Veliajn dhe po shkonte drejt një kompromisi.

Vendimi për shtyrjen me dy javë të datës së zgjedhjeve u interpretua si kohë që iu dha Veliajt për të gjetur një rrugëdalje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nga ky moment e ndali sulmin publik ndaj Dukës dhe disa padi kundër tij u tërhoqën nga gjykata.

Kjo bëri që ndonëse i kontestuar Armad Duka të zgjidhej sot për një mandat të gjashtë në krye të FSHF-së. Por të shumtë janë ata që besojnë se kurthi i politikës ndaj tij nuk ka mbaruar. Disa çështje gjyqësore mbeten të hapura dhe nuk do të jetë çudi që gjykatat e komanduara nga pushteti të ‘hakmerren” pasi Rama të ketë hedhur lumin e finales në Conference League në fund të majit në Tiranë. 

©Lapsi.al

 

 

 

 



25 Comments

  1. ta gezoni duken, ta gezoni nje super hajdut e pa merak se sdo behej Veliaj kryetar i FSHF-se (ishte Starova dhe Shakohoxha ne gare).

  2. Gjithmone Ajola ne konfidence thoshte se : “Ai rrocka im (Lali pra), ka ndermend te zgjedhe ne krye te FSHF nje tjeter rrocke si vehtja (per Shakon) por do marre Rrocken ne prapanice…”

    1. Fjalia e fundit eshte me e besueshmja ne kete hale polemike. Nuk jam se mbroj Duken, por me mire ai se sa qente e rishembjes!

  3. Dihet kush eshte Duka dhe sa kohe ka ne ate post….
    POR, DUKE NJOHUR KETE PARAMECIN E SOROSIT…….

  4. Me pare i vune perballe Bac Finon (qe betohej se “u depolitizua” ), tani Lali Dhjerin …Dhe habiten pse fiton Duka pastaj.

    1. Midis dy te keqijave zgjedhim ate me te voglen. Midis dy lapanjoseve zgjedhim ate me te paktin. Midis dy kellirave zgjedhim me te larin. Midis nesh u be pershesh lali eri iku per lesh. KAQ.

  5. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH LAL ERIT ,BATON HAXHIUT DHE ALEXANDER VUCICIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA NGA HIDHERIMI NGA KY VENDIM KA VENDUSYR TJAFUS KARIN NE BYTH BATON HAXHIUT , FRROK CUPIT DHE CARLO BOLES BOLINO

  6. Fakti që në federatën e futbollit shqiptar zgjidhet për 6 herë rradhazi, i njejti person, duke u nisur nga dyshimi se në Shqipëri mbizotëron mendësia e dumbabizmit, vërtetë që të lë një shije të hidhur dyshimi.
    Por e marë në tërësinë e shoqërisë e politikës shqiptare, a mund të quhet ndërhyrja e Lali “Plehut)” për ti shtuar pushtetit të pakufizuar të regjimit të Ramës, edhe presidencën e futbollit, e sportit më të ndjekur nga gjithë njerëzit e botës ?
    Kam bindjen se nëse nuk do të kishte pasur ndërhyrje të politikës në futboll, z. Duka mund të ishte zëvendësuar me kohë me zgjedhje normale nga federata shqiptare.
    Janë ndruar presidentë federatash të futbollit jo vetëm të shteteve të ndryshme por edhe të UEFA-s e të FIFA-s, qoftë si rezultat i veprimit demokratik të zgjedhjeve, ashtu edhe për të ndëshkuar “presidentë” të korruptuar.
    Po a e ka tagrin një politikan tepër i korruptuar si Veliaj, që të akuzojë për korrupsion z.Duka ?
    Përse bëhet zhurmë e madhe për “korrupsionin” e Dukës, vetëm kur vijnë zgjedhjet e kësaj federate ?
    Është tashmë fakt i ditur nga të gjithë se futbolli ndonëse një sport si gjithë të tjerët, është një minierë e madhe ku lëvrohen miliarda euro.
    Është era e parasë së madhe të futbollit që ka tërhequr hundën e të pasuruarve me “shitjen e fiqve të vjedhur” apo të “ikonave të vjedhura” që po i turen FSHF

    1. Dakort me Dashin. Eshte thelbesisht ceshtje mafjoze …. Ndryshimi eshte se aToto Rina eshte ne burg ndersa Duki eshte per te gjashten here krye Fshf …. Pra gati gati me i forte Rina vete ….

  7. Një herë në vit, duhet të kthehet në rregull i kombit, që boronicat hiqen nga përdorimi. Boronica, ky fryt i magjishëm për njeriun, u përdor në mënyrë çnjerëzore në Gërdec. Pasi pinjolli i Berishës udhëhoqi biznesin e tij të shpërthimit të vdekjes, pasi vrau 27, u kthye përsëri. U kthye te vendi i krimit, me një fabrikë për boronicat. Nëse harrohen boronicat një herë në vit, atëherë do të kujtohet përjetësisht tragjedia e qeverisë mbi njerëzit. Gjykata nuk eshte shprehur akoma per hetim e dukes se salihut per shperdorim detyre,fitoje zgjedhjet njeriu qe e eshte pezulluar nga detyra me vendim gjykate.

    1. Edhe sikur ta varin duken neser njesoj na ben.
      Por te pakten ja prishi pokerin ram-olsi-kurvit qe kerkonin edhe fshf si loder per bastarde blloku… femije te llastuar te kristaq monstres.

  8. YMER GELBAZA KELLIRA IK E MASTUBON AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT KUR TE GJITHE SHKOJNE TE DASHNORET OSE GRATE TE TYRE- thotë:

    QKA NXJERR NGA BYTHA ANDI BUSHATI FATOS LUBONJA,ARMAND SHKULLAKU ,ALBIN KURTI DHE ENTON ABILEKAJ ,NXJERR NGA GOJA YMER GELBAZA KELLIRA DMTH ERE MUTI…

  9. Baccio le mane don Armando! 😀

    Q nonen Eri, i gjashti!!!

    Hajde Arnautistan hajde! Ngeli ky milet me luge druni tere jeten, te zhytur ne grosh. Nuk e shetit asnjehere, vetem groshe!

  10. angazhimi i “Shtepise se Lirise” ne negociata per bashkimin dhe mungesa e kauzes ka detyruar organizatoret ta pezullojne protesten.

  11. Fatmir Mediu tani është nen hetim te ri per Gerdecin. Te shpresojme te kthehet ne te ndeshkuarin e pare bashke me bashkepunetorin e tij Shkelzen Berisha

    Ai është një person që drejtësia ka kërkuar deri 6 vjet burg, por çështja u pezullua më 2009, për shkak të mandatit të tij si deputet.

    Rifillimi i çështjes ndaj tij është fitorja e pare e arritur pas 14 vitesh.

    Por tutorin e këtyre kriminelëve me pushtet, e kemi ende në politikë, ende kërcënim për demokracinë dhe dhunues të institucioneve të shtetit shqiptar. Quhet Sali Berisha.

    1. Pika mu ne koke! Po ckercenim eshte saliu o qorra o truthare qe ka 9 vjet qe ska asnje lloj pushteti! Po crrezik eshte saliu o driteshkurter o komunista te vitit 2022? Po ju po ju han edhe palcen d kurrizit kta qe ju qeverisin dhe ti e trutharet e tjete mereni ende me saliun? Seriozisht bejini derman trurit se ka njerez si ju qe bejn historianin dijetarin e rilindasit pa ky vend ka ngelur ktu ku eshte! Pa opozit dhe me hajduta qe na udheheqin si ne kohen perandoris otomane! Turp dhe vetem turp per ju qe keni 30 vjet qe nuk nxut nga katarsisi!

  12. Fitoi krye hajduti dhe la lypsat pa post shako hoxha e ka ven kot kandidaturen se si idjot qe esht nuk e fitonte ose e ka paguar surrat bytha duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *