• |
ide | kryesore

Pse Gjykata Kushtetuese refuzoi të shkarkonte Metën, zbardhet vendimi i plotë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar për Presidentin Ilir Meta. Më 16 shkurt “Kushtetuesja” vendosi të mos shkarkojë kreun e shtetit.

Gjykata thekson se presidenti nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij. Sipas GJK, faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me rendin dhe sigurinë publike dhe retorikën e presidentit gjatë fushatës elektorale në mbrojtje të votës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetuës.

“Gjykata, bazuar në analizën e kritereve të shkeljes së rëndë, nuk identifikon ndonjë normë kushtetuese të cenuar, pasi në lidhje me këto fakte Kuvendi nuk ka arritur të provojë ardhjen e pasojave në drejtim të cenimit të rendit dhe sigurisë publike. Edhe në këtë rast Presidenti nuk ka ushtruar veprimtari vendimmarrëse, nuk ka marrë ose ushtruar kompetenca të institucioneve të tjera dhe nuk është provuar ndonjë qëllim i tij për ndërhyrje në rendin dhe sigurinë publike.

Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me rendin dhe sigurinë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në vendimin e “Kushtetueses”.

Për ta parë vendimin e plote klikoni ketu. vend_01_22



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *