• |
ide | kryesore

Rama kërkon të na mbushë mendjen me faturën e dritave të një shqiptari në Itali: Paguan 625 euro në muaj!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ka publikuar faturën e energjisë elektrike të një qytetari shqiptarë që jeton në Firence të Italisë, si përgjigje për protestuesit që kërkojnë uljen e çmimeve në vend.

Në faturën e publikuar nga Rama, shqiptari që jeton në Firence thekson se ka paguar 600 euro energji elektrike, edhe pse në Itali rrogat që marrin janë 1500 euro.

Postimi i Ramës:

Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst:

“Zoti Kryeministër!

E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë ca jane te futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim.

Po ju nis faturën e famijes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qera këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë”.



33 Comments

  1. Ku eshte numri i kilovateve skutha?! Shifra te larta pagese ne fature s’do te thote asgje, pa u krahasuar me konsumin.

    1. Ropt e Edit ku ti ket. kur u cuditka ai qe jeton ne Firenze me cmimet e energjis pse zvin te jetoj ktu ai sumqiri qe akohet qe andej yyytt rropqira pak njerez kemi ne Firenze e ne cdo vend te Italis do na mbushin mendjen kta me nje fatur energjie ky dhe i gjati vendit

  2. o i degjenerum.po ajo asht fatura e dy muajve.edhe ajo ashte pak e ezagjerume .ai ndoshta ka ndonje sere kanabisi se ska mundesi.

        1. Po ju qenkeni ibret fare, hajdeni kthehni ne Shqiperi meqe ne e kemi me te lire energjine:). O na rrofshi karin mer patronazhista, jo po 4500 euro fatura e gazit ne muaj. Po pse me ca karin ngrohni ju pallatet 100 katshe.

  3. @ (Timonier i Propagandes me Facebook)

    Publiko edhe sa KWH energji ka konsumuar patrioti? Jo vetem çmimin final 625,96 €.

    Sepse po te publikoj une faturen time te fundit te energjise eshte vetem 59,28 €.

    Pra me pak se 1/10-ta e Fatures qe zotrote ke publikuar.

  4. Zoti Rama po krijon barcaleta ne vend te argumenteve kunder protestave.
    Dje kish marre nje SMS nga Brukseli, por sot gjeti nje fature energjie ne Itali qe na e paska derguar nje patriot i merakusur per familjaret ne atdhe.
    Ne fakt kete sajese ia kujtoi Jozef spanjolli qe i erdhi mik, i cili u ankua se energjia ne vilen hata ne Bruksel i vinte 500 euro, ndersa me pare 50 euro.

    Tek krahasova faturat e miqve te Rames vura re se shqipua paguante 125 euro me shume se funksionari i BE me rroge te majme dhe mendja me shkoi per dreq tek “shtepite e barit” qe zbulon policia ne Itali, Spanje, Belgjike e gjetke. Ta kete edhe ky shqiptari ndonje sere te vogel me llampa?

    Mirepo, te rinjte ne sheshe e qytetare te cdo moshe bere bashke nuk i hane keto gjepura.

    1. Njesoj sic nxirrte tanket ne Spanje ne kohe pandemie, te vret syte kur e sheh dhe ndotje akustike per degjimin dhe inteligjencen

  5. Sa me shume dite kalojne aq me i peshtirosur behesh .
    Sa me shume flet aq me demode dukesh .
    Tani nuk dine edhe te genjesh me , o karagjoz i lindur .
    Pallosh , hesht dhe plotso kerkesat .

  6. Me tha nje shoku im ne gjermani qe nuk paguante drita fare , ushqimet falas dhe nje bilet kinemaje çdo mbremje falas . Te pelqeu kjo ? E ke bere balt me kohe o nyje , merr masa , ul taksat dhe leri historite me gogola .

  7. hahahah te paska cu faturen e shpise se barit ai shqiptari ne Itali. O skizofren, ska fature dritash sa gjysma e rroges ne asnje vend ne bote pervec Shqiperise o kar. Meqe mer shembull perendimin meqe e ke qejf, fatura e energjise (drita, ngrohje ne tere dhomat e shpise, dush, paisje) ne Kanada psh ne mes dimrit me minus 39 grade shkon 150 dollare canadez maximumi qe i bie diku 12000 lek te reja.

  8. Nuk mund te shfaqesh vetem vleren dubet konsumi dhe periudha sepse ndryshe mga Shqiperia ne Italia faturat jane ne periudha 3- mujore ose 6- mujore ne varesi te rajonit Mos u mundo te fshihesh pas ketyre dokrrave ti e di dhe vete qe ky argument ska vend ku te rrije Nuk mjafojne lepirsat e tu qe nxjerr neper ekrane po na tregon qe ke lepirsa dhe ne facebook . Ul pak vjedhjen qe ben per shpenzimet e propagandes tende te shpifur dhe ja ku doli hapsira te mos rriten cmimet.

  9. Lapsi, tregojini ketij mashtruesi KM qe kjo eshte fature bimestrale (dy mujore) per muajin janar-shkurt, nder muajt me te ftohte te vitit. 310 euro ne muaj per ngrohje, gatim, uje te ngrohte perfshire dhe taksat e tjera si familje 5 veta eshte okay.

  10. KA CA NJEREZ ME CRREGULLIME PSIKOLOGJIKE QE U PELQEN PUSHTETI EDHE PSE U DUHET TE JENE VASALE
    KETU HYJNE KELYSHET E SORRRRROSIT >>>

  11. o Lapsi mir edi rama se do me mashtru shqiptaret por ju si gazetara profesionsta qe jeni duhet ti boni nja dy verifikime, fatura ne foto eshte fature gazi dhe jo energjie elektrike, dallohet nga logo djathtas lart, ajo e dritave ka nje si llampe kurse gazi ka ket si zjarr…eshte e lart sepse ka te perfshire muajt e dimrit qe konsumohet shume gaz per kaldajene e shpise, gjithsesi cmimi i gazit dhe i dritave eshte rrit ne itali por nuk mund te behet krahasim me ket fature.

  12. Fatmir Mediu tani është nen hetim te ri per Gerdecin. Te shpresojme te kthehet ne te ndeshkuarin e pare bashke me bashkepunetorin e tij Shkelzen Berisha

    Ai është një person që drejtësia ka kërkuar deri 6 vjet burg, por çështja u pezullua më 2009, për shkak të mandatit të tij si deputet.

    Rifillimi i çështjes ndaj tij është fitorja e pare e arritur pas 14 vitesh.

    Por tutorin e këtyre kriminelëve me pushtet, e kemi ende në politikë, ende kërcënim për demokracinë dhe dhunues të institucioneve të shtetit shqiptar. Quhet Sali Berisha.Shpellkare komentues hajdeni ne itali dhe te shikoni sa jane pagesat e energnise dhe taksat e karburantit plot 19 te tilla dhe nje takse 1.60 lireta per ushteine italiane qe luftonte ne Etiopi ne 1930 dhe vazhdon te paguhet dhe sot

  13. Ubë 650 euro kam pensionin në Belgique. Kjo mund të jetë mbyllja e llogarisë vjetore e ndonjë familjeje të papërgjegjshme ose kanabis , siç thotë ktu dikush.. Pse nuk e ka nxjerrë komplet faturen kjo qelbësirë.

  14. Do pesosh me keq se Gedaffi o mjeran !!!
    Hajdut,shef i nje bande kriminale ku secili mburret me kolegun se vjedh me shume e genjen pafund popullin !
    Fatura eshte e akumuluar e disa muajve dhe ti paturpesisht genjeve,te pafytyret nuk kane turp,dhe per momentin jeni dy :Ti dhe ushtari yt Lulzim Brava !
    Jeni te marre fund te dy,njeri oas tjetrit !

  15. Ec perpara Edi Rama. Tre mandate I more dhe pregatitu te marresh te katerten se keta kundershtaret tuaj kete pune kane te bejne gam- gam si qen rrugesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *