• |
ide | kryesore

Rriten shifrat me Covid në Shqipëri, 152 raste të reja, 1 jetë e humbur (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 765 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar 43 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 152 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 268,563 prej fillimit të pandemisë. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 662 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.

Statistika (15 Mars 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 152
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 765

Testime totale 1,761,701
Raste pozitive 272,711
Raste të shëruara 268,563
Raste Aktive 662
Humbje jete 3,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 238
Fier 142
Vlorë 62
Kukës 56
Shkodër 51
Lezhë 30
Gjirokastër 24
Elbasan 23
Korçë 22
Berat 14
Durrës 13
Dibër 3



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *