• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gjobitet dhe lirohet gazetarja ruse që protestoi LIVE kundër luftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetarja e televizionit shtetëror rus Maria Ovsyannikova, e cila protestoi LIVE kundër luftës u dënua me gjobë dhe u lirua. Ajo u mbajt në izolim dhe u mor në pyetje për 14 orë.

Pas daljes nga gjykata ajo tha se ishte dënuar me 30 mijë rubla ose rreth 255 euro. Ajo tha se nuk i ishte lejuar të fliste më familjarët dhe se nuk iu ofrua ndihmë ligjore.

“Jo luftës. Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës, këtu ju thonë gënjeshtra”, – shkruhej në tabelën që ajo mbante në dorë pas spikeres së lajmeve e cila mbyllej me fjalët: “Rusët kundër luftës”.

Në një video që kishte publikuar me herët në rrjetet sociale ajo renditi edhe arsyet.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë është një krim. Dhe Rusia është agresori. Përgjegjësia për këtë agresion është e një personi dhe ky person është Vladimir Putin”, – thuhej në një postim në Twitter që u shpërnda masivisht.

“Babai im është ukrainas dhe nëna ime është ruse dhe nuk kanë qenë kurrë armiq”, – shpjegon Maria Ovsiannikova në videon e regjistruar para arrestimit të saj.

“Fatkeqësisht kam punuar në Channel One vitet e fundit dhe kam punuar në propagandën e Kremlinit. Dhe tani më vjen shumë turp. Dilni në rrugë, mos kini frikë, nuk mund të na burgosin të gjithëve”, – është apeli i saj i fundit.

Gjatë ditës edhe Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi “mbrojtje konsullore” për gazetaren ruse. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. Po këtë sikur e zhduken apo vari karin sa u shpërnda lajmi e hëngrën Trushpëlarët&CovIdjotë dhe kaq ishte misioni I kësaj kokëkashtes.

    2. Ndërsa Juliene Asange duan ta dënojnë me burgim të përjetshëm drejtesia&demokracia e kulluar perendimore

      1. Po kush te rrejti ty qe ka demokraci ne Perendim. Ne asnje vend te botes nuk ka Demokraci, por une mendoj se jetesa ne Perendim eshte shume me e mire se jetesa ne Rusi.
        Pse nuk shkoni te jetoni ne Rusi meqe ju pelqen kaq shume?!

  1. Te ishe ketu do ta pesoje me keq , shume me keq. Si fillim do haje nje vagon me hu , pasta restom mbas buke .

  2. Ne asnje vend te botes nuk do te tolerohej nje gjest i tille ne televizion kombetar dhe nje gazetar. Por e verteta eshte qe Marina eshte nga Ukraina, me baba ukrainas dhe nene ruse, por lindur e jetuar ne Odesa.
    Ne Moske eshte martuar me nje drejtues televizioni dhe eshte divorcuar. Shtetesine ruse e ka marre pas vitit’91.

    Kjo origjine dhe lidhja gjithe femijerise me Odesen, ku edhe ka lindur, e ka shtyre ta urreje kete lufte mes dy vendeve qe edhe si nene e 2 femijeve nuk i ndan dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *