• |
ide | kryesore

Vriten në Ukrainë gazetarja dhe një kameraman të Fox News

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një kameraman i Fox News dhe një gazetare lokale që punonte për rrjetin televiziv amerikan humbën jetën nga sulmi i së hënës që la të plagosur korrespondentin Benjamin Hall.

Fox News konfirmoi se kanë humbur jetën kameramani Pierre Zakrzewski dhe gazetarja Oleksandra “Sasha” Kuvshynova. Ata humbën jetën pasi makina e tyre u qëllua me breshëri plumbash nga forcat ruse.

Kameramani Zakrzewski kishte mbuluar pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox News nga Iraku në Afganistan e deri në Siri.

“Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm” – thanë drejtuesit e TV.

Fox nuk dha asnjë informacion mbi gjendjen e Hall, korrespondenti që u plagos në të njëjtin sulm dhe që po qëndron në një spital. ©LAPSI.al

Fox News cameraman and producer killed in Ukraine | Fox News | The Guardian

screen-shot-2022-03-15-at-2-47-20-pm.png



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *