• |
ide | kryesore

Zelenski: Disa vende të NATO-s janë hipnotizuar nga Rusia

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një bisede virtuale ne liderët evropianë në Londër ka shprehur zhgënjimin e tij për NATO-n, pasi aleanca euroatlantike refuzoi të zbatoi një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë.

Në një bashkëbisedim online me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe lider të vendeve të tjera në në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës, Zelensky tha se NATO ishte “aleanca më e fortë në botë, por disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

“Ne dëgjojmë shumë për luftën e tretë botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë dhe për këtë arsye zona e ndalim-fluturimit humanitar nuk është krijuar ende”, tha ai.

Më pas vazhdoi: “Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytetet paqësore dhe të hedhë në erë ndërtesa banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev u bombarduan mëngjesin e sotëm, dhjetëra të vdekur.”



3 Comments

  1. Kurse ti o mashtrues je hipnotizu nga Ihor Kolomoisky, pronari yt i vertete dhe i ukraines…pronar i Burisma holding midis te tjerave gjthsh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *