• |
ide | kryesore

Barcelona akord me Spotify, i pari në planet i këtij lloji: ndryshon emri i Camp Nou

-Instant, Sport



Tani është zyrtare, Barcelona dhe Spotify kanë arritur një marrëveshje, sipas të cilit kompania suedeze bëhet Main Partner e Official Audio Streaming Partner i klubi katalanas. Marka Spotify do të shfaqet në pjesën e përparme të të gjitha fanellave dhe kompleteve të stërvitjes për meshkuj dhe femra. Kompania, bëhet gjithashtu Title Partner i stadiumit. Impianti i famshëm blaugrana do të riemërohet Spotify Camp Nou.

Marka do të shfaqet në fanella duke filluar nga sezoni 2022/23 dhe për katër sezonet e ardhshme. Qëllimi i partneritetit do të jetë krijimi i një platforme të re për të ndihmuar artistët të ndërveprojnë me komunitetin global të tifozëve Blaugrana. Për sa i përket stadiumit, marrëveshja afatgjatë do të fillojë në korrik 2022 dhe do të përfshijë rizhvillimin ambicioz të kampit Nou, si pjesë e projektit Espai Barça, i cili do të hapë objektet e klubit në qytet dhe do t’i shndërrojë ato në një përvojë të re të argëtimit të integruar.

Marrëveshja u miratua dhe u nënshkrua nga Bordi Drejtues i Barcelonës, por do t’i nënshtrohet ratifikimit nga asambleja e jashtëzakonshme e anëtarëve të deleguar më 3 prill, përmes një procedure votimi elektronik. Partneriteti i arritur midis Barçës dhe Spotify është i pari i këtij lloji dhe bashkon botën e muzikës dhe futbollit, duke krijuar një skenë globale për lojtarët dhe artistët në stadiumin Spotify Camp Nou dhe duke krijuar mundësi të reja për t’u lidhur me tifozët në mbarë botën. Sipërfaqet promovuese brenda stadiumit do të përdoren për të prezantuar dhe përforcuar punën e artistëve para audiencës televizive globale të Blaugranave.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shprehur krenar për këtë marrëveshje: “Ne jemi shumë krenarë të shpallim një aleancë pioniere si kjo me një organizatë me famë botërore si Spotify. Ky partneritet do të na lejojë të vazhdojmë ta sjellim Klubin më afër tifozëve të tij dhe t’i bëjmë ata të ndihen, edhe më shumë, pjesë e familjes Barça përmes përvojave unike, duke kombinuar dy aktivitete si argëtimi dhe futbolli, duke na lejuar të lidhemi me një publik të ri në të gjithë botën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *