• |
ide | kryesore

Hailey Bieber shihet për herë të parë në publik pas shtrimit në spital

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja Hailey Bieber është parë për herë të parë në publik pas shtrimit në spital javën e kaluar.

Një burim ka treguar për “ET” se Hailey ishte së bashku me bashkëshortin e saj në Soho House në West Hollywood të dielën. Sipas dëshmitarit çifti u ul në një lokal së bashku me tre miq. Dalja  e saj vjen pasi ajo konfirmoi gjatë fundjavës se ajo ishte shtruar në spital për mpiksje gjaku në tru.

“Fillova të kem simptoma si goditje në tru dhe u dërgova në spital”, shkroi Biber në një postim në Instagram. “Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh”.Modelja e përshkroi përvojën si “padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë”, duke falënderuar mjekët dhe infermierët e saj për ndihmën e tyre./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *