• |
ide | kryesore

Kanye West: Pete Davidson do e detyrojë Kim të konsumojë lëndë narkotike

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi Kanye West ka shprehur së fundmi shqetësimin e tij për ndikimin e Pete Davidson tek Kim Kardashian.

Përmes rrjetit të tij social ,Instagram, reperi deklaroi se  është “me të vërtetë i shqetësuar” se Davidson do ta bëjë Kim të konsumojë  drogë.”Jam vërtet i shqetësuar që SKETE do ‘detyrojë’ mamanë e fëmijve të mi të konsumojë  drogë,” shkroi West në një postim në Instagram .”Ai është në rehabilitim çdo 2 muaj.”

Davidson ka rrëfyer nëpër intervista se ka konsumuar marihuanë, por ka mohuar përdorimin e drogërave. .Në një moment, përpara se të diagnostikohej me çrregullim të personalitetit , ai mendoi se sëmundja e tij mendore ishte një “problem droge”.“ Rreth tetorit ose shtatorit të vitit të kaluar, fillova të kem këto probleme mendore ku do trembesha dhe më pas nuk mbaja mend se çfarë ndodhi”, zbuloi komediani në podcastin “WTF With Marc Maron” në shtator 2017 pas përfundimit të një periudhe rehabilitimi në Utah.“Unë kurrë nuk kam marrë ndonjë drogë, kështu që vendosa: ‘Do të përpiqem të shkoj në rehabilitim. Ndoshta kjo do të jetë e dobishme.’ Kështu që unë shkova dhe nuk përdora më marihuanë. Ata më thanë,  ‘Mund të jesh bipolar’… Një nga psikiatrit e mi më diagnostikoi.”

Aktorii “King of Staten Island” ka qenë në rehabilitim disa herë për të trajtuar problemet e tij të shëndetit mendor. Së fundmi ai kërkoi trajtim në Arizona në vitin 2019 pas ndarjes së tij nga Kaia Gerber./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *