• |
ide | kryesore

Misteri mbetet, Ministria e Bujqësisë nuk shpjegon përse ngordhën 500 mijë pula në Durrës: Nuk është gripi i shpendëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Bujqësisë ka reaguar për ngordhjen e 500 mijë pulave në dy pulari në Durrës. Ministria bën të ditur se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani.

Në një deklaratë, ministria thekson se pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve.

Sipas ministrisë, rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Institutit për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë informon opinionin publik se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani.

Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve.

Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.

Ju bëjmë me dije se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme.

Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike.



6 Comments

    1. Rrene e paster. me shum mundesi gjith pularite e durrsit nuk i kan 500 mije pula. nqs kan ngordh 500 mije i bie qr te ken nja 2 milion pula.

  1. pritet konference shtypi e Edi Rames ku do provoje me ze dhe figure

    se si sali berisha dhe ilir meta,

    shkuan naten ke pularia, me urdher te putinit, dhe helmuan cdo pule 1 per 1…

    njoni i kapte dhe i mbante, tjetri i merrte vezet para se ti helmonin…

    te gjitha vezet, kta te dy do ti bllokojne, per te rritur artificialisht cmimin e vezes ne treg

    e gjithe kjo video u regjistrua nga agjentet e CIA-s ne terren, spartak ngjela me rrakordim te informatorit te FBI, frrok cupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *