• |
ide | kryesore

‘No Time To Die’ e Billie Eilish, kënga më e mirë origjinale

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur, Billie Eilish ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj .

Këngëtarj fitoi cmimin për këngën më të mirë origjinale për “No Time to Die” nga filmi i James Bond me të njëjtin emër në “Critiscs Choice Awards”. Eilish ishte në garë me Beyonce, Jay Z dhe Kid Cudi, Ariana Grande dhe Lin-Manuel Miranda.

Pas lajmeve për nominimin e tyre për çmimin Oscar në shkurt, Eilish dhe vëllai i saj ,Finneas lëshuan një deklaratë për ET, duke thënë: “Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa të nderuar dhe të emocionuar jemi që jemi nominuar për një çmim Oscar për këngën tonë “No Time To Die”. Ishte një ëndërr e jetës sonë për të shkruanim një këngë për Bond-in dhe nuk e kishim menduar se do të realizohej ndonjëherë. Është krejtësisht e pabesueshme që ne jemi këtu duke u njohur për këtë këngë dhe kjo është një përvojë për ne si kantautorë dhe artistë. Të jesh i njohur sot mes këtyre të nominuarve të tjerë të jashtëzakonshëm është diçka që nuk e marrim si të mirëqenë.””No Time to Die” ka fituar tashmë çmimin GRAMMY për këngën më të mirë të shkruar për median vizuale dhe një çmim “Golden Globe” për këngën më të mirë origjinale./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *