• |
ide | kryesore

Plotësohet dëshira e Pete Davidson për në hapësirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Komediani Pete Davidson do të jetë në mesin e gjashtë astronautëve që do të nisin misionin e 20-të të Blue Origin në hapësirë ​​javën e ardhshme, duke shënuar fluturimin e katërt njerëzor për programin New Shepard.

Sipas një burimi, si pjesë e misionit, Davidson dhe shokët e tij pasagjerë do të mbajnë secili nga një kartolinë për fondacionin e Blue Origin, Club for the Future dhe  për programin e tyre Kartolina në Hapësirë, i cili u jep studentëve akses në hapësirë ​​me raketat e Blue Origin. Misioni i organizatës është të frymëzojë brezat e ardhshëm që të studiojnë për shkencë për të mirën e Tokës.Fluturimi NS-20 do të nis më 23 mars në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale nga Launch Site One në Teksasin Perëndimor.

Ekuipazhi i fluturimit përfshin gjithashtu Marty Allen, investitor dhe drejtor i Party America; Sharon Hagle, themeluese e organizatës jofitimprurëse SpaceKids Global, e cila fuqizon vajzat e reja përmes edukimit ,bashkëshorti i saj Marc Hagle, president dhe drejtor i Tricor International; Jim Kitchen, një mësues në Universitetin e Karolinës së Veriut, sipërmarrës dhe eksplorues dhe Dr. George Nield, president i Commercial Space Technologies, LLC, i cili ka punuar më parë me FAA, Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së dhe NASA-n.

Davidson i cili ka shprehur gjithmonë dëshirën të shkojë në hapësirë ​​ ishte në bisedime për misionin në fillim të këtij muaji. Ai do të jetë personi i fundit i famshëm  që do të bëjë udhëtimin 11-minutësh, pasi William Shatner dhe Michael Strahan filluan misionet e tyre me Blue Origin vitin e kaluar./Lapsi.al



1 Comment

  1. Nuk paskan turp keta “idiota”,.Bota eshte ne lufte (sot,per sot vetem ne Ukrahine,por ,por Ballkani i hapur,sipas Sorrosianeve,parashikon,lufte ne gjithe boten.Kush nuk beson,le te degjoje Ramen,se c’ka thene ketodite.),dhe keta karajfila,nuk i mjafton toka,por kerkojne te shetisin,edhe jasht saj?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *