• |
ide | kryesore

Polonia bën thirrje: Duhet një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet



Zëvendëskryeministri i Polonisë Jaroslaw Kaczynski ka bërë thirrje për dërgimin e një misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainë pas një takimi të martën me krerët e Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Ukrainës në Kiev.

“Unë besoj se nevojitet një mision paqeje i NATO-s ose një mision më i gjerë traktati ndërkombëtar, i cili do të jetë në gjendje që të veprojë në Ukrainë”, tha Kaczynski.

“Unë do të doja t’i referohem ndërgjegjes së liderëve evropianë, sepse Ukraina ka nevojë për ndihmë”.

Të mërkurën, ministrat e mbrojtjes të NATO-s takohen në Bruksel. Teksa mbërriti në selinë e NATO-s në kryeqytetin belg të mërkurën, ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se ndërsa detajet duhen parë përpara se të merret një vendim për forcat paqeruajtëse, “duhet të vazhdojmë të tregojmë me veprime mbështetjen tonë për Ukrainën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *