• |
ide | kryesore

Provokimi rrëqethës i Rusisë/ Në TV shtetëror shpjegohet si do pushtohen vendet Baltike

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një diskutim mbi kapjen e shteteve baltike ndërsa NATO forcon aleatët e Evropës Lindore me mijëra trupa të tjera.

Një ish-oficer i lartë paraqiti një skenar rrëqethës për ushtrinë e Putinit që të pushtonte vendet e NATO-s Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, si dhe të kapte pjesë të Suedisë neutrale.

Mijëra trupa të NATO-s kanë marrë pjesë në stërvitje pranë kufirit rus dhe po hartohen plane për një prani të madhe të përhershme në Evropën Lindore.

Pasi fituan pavarësinë e tyre kur u shemb Bashkimi Sovjetik, të tre shtetet baltike iu bashkuan NATO-s dhe vazhdojnë të kenë frikë se Vladimir Putin ka plane për destabilizimin dhe pushtimin, siç ka bërë në Ukrainë.

Pikërisht një skenar i tillë u përshkrua në kanalin televiziv shtetëror rus Rossiya 1 nga koloneli Igor Korotchenko, dikur i Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave Ajrore Ruse dhe aktualisht një oficer rezervë.

Eksperti pro Kremlinit tha: “Kështu mund të duket skenari për kapjen e vendeve baltike”. 

Duke përdorur harta në anglisht me vendosjen e trupave të NATO-s të shënuara, ai përshkruan me detaje të liga skenarin e pushtimit.

Në fillim “u shkaktohet një goditje masive radio-elektronike ruse” pasi “të gjithë radarët e NATO-s verbohen dhe nuk shohin asgjë”. 

Duke vizatuar në hartë gjithnjë e më shumë vija të kuqe, ai më pas i drejtohet mënyrës se si Rusia do t’i mposhtë armiqtë e saj.

“Në këtë kohë, në ishullin suedez Gotland, zbarkojnë avionët ushtarakë rusë, duke ofruar sisteme raketore anti-ajrore S-400 dhe sisteme kundër anijeve bregdetare Bastion”, tha ai.

“Ata janë vendosur – dhe tani për tani askush nuk di apo sheh asgjë. Perëndimi pyet veten: ‘Pse ne nuk shohim asgjë? Çfarë ndodhi me radarët tanë?” 

 



6 Comments

  1. Ajo qe shikoj une me se shumti nga kjo histori eshte lufta e jasshtezakonshme ne fushen e
    propogandes, te mashtrimit me lajme te rreme deri edhe ne budallalleqe qe te fyejne intelegjencen
    minimale. Nje plan pushtimi, live ne tv, kunder aleances me te madhe qe ka njohur bota, me ca
    shkarravina ne nje harte- duhet te jesh i marre ta besosh si te vertete ose ne rastin me te mundshem
    ky oficer i “larte” ka lajthitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *