• |
ide | kryesore

Safet Bajri heq dorë nga lirimi me kusht

-Instant, Arkiva, Lajme



Safet Bajri heq dorë nga kërkesa për “lirimin me kusht”.

Mësohet se Bajri që vuan dënimin në burgun e Fierit kishte bërë kërkesë pranë Gjykatës së Tiranës, por më pas ai ka hequr dorë. Safet Bajri vuan dënimin e formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Belgjikës me 9 vite burg në total, një vendim ky i drejtësisë belge për trafik droge dhe prostitucion.

Drejtësia ‘çmontoi’ dosjen e bujshme Bajri që nisi me operacionin në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *