• |
ide | kryesore

Shefi i Shërbimit të Inteligjencës ruse: Fati ynë do të vendoset në ditët në vijim

-Instant, Lajme, Planet



Kreu i agjencisë të inteligjencës ruse ka deklaruar se fati i vendit do të vendoset gjatë ditëve në vijim, shkruan BBC.

Sergei Naryshkin, tha se Rusia “po përjeton tani një moment historik. Fati i Rusisë do të vendoset në ditët në vijim”, tha Naryshkin.

Fjalimi i shefit të spiunazhit u fokusua në rëndësinë e sovranitetit, duke theksuar se “sovraniteti është garanci e mirëqenies dhe dinjitetit të qytetarëve tanë, kjo është e ardhmja e fëmijëve tanë”.

“Në çështje të tilla, Rusia kurrë nuk është tërhequr dhe nuk do të tërhiqet, sepse në të kundërt nuk do të jetë më Rusi,”përfundoi Naryshkin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *