• |
ide | kryesore

Ukrainasit: Rusët bombarduan një teatër me mbi 1 mijë njerëz brenda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit i tha BBC se forcat ruse kanë bombarduar një teatër ku ishin strehuar qindra civilë.

Serhiy Orlov tha se brenda saj ndodheshin nga 1 mijë në 1200 persona, por numri i viktimave nuk dihet ende. BBC thotë se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur informacionin, por ka publikuar një foto të hedhur në internet nga bashkia e qytetit.

Mariupoli është rrethuar nga forcat ruse dhe rreth 300 mijë perosna janë të bllokuar aty pa ujë të rrjedhshëm, energji elektrike apo gaz. Furnizimet ushqimore dhe mjekësore po mbarojnë dhe Rusia nuk ka lejuar dërgimin e ndihmave humanitare.

Qyteti ka qenë nën granatimet e vazhdueshme ruse që nga fillimi i luftës dhe lagje të tëra janë kthyer në djerrinë. Javën e kaluar, një sulm në një spital në këtë qytet la 5 të vdekur.

Orlov tha gjithashtu se Rusia sulmoi një kolonë civilësh që ishin nisur nga Mariupol në rrugën e tyre për në qytetin e Zaporizhzhia, duke plagosur 5 civilë, përfshirë një fëmijë.

Në krahun tjetër Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët. Në Moskë, ministria e mbrojtjes tha se forcat e saj nuk e kishin goditur ndërtesën dhe akuzoi Batalionin Azov, një milici ukrainase e ekstremit të djathtë, për hedhjen në erë të saj.

Rusia e ka akuzuar edhe më herët këtë batalion për pengimin e civilëve që të largoheshin nga qyteti. ©LAPSI.al

https://twitter.com/christogrozev/status/1504140637804843022?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504140637804843022%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Fmar%2F16%2Fukraine-russia-war-latest-zelenskiy-says-peace-talks-are-more-realistic-three-eu-leaders-vow-support-on-kyiv-visit-live%3Fpage%3Dwith3Ablock-623218028f081efd3276d15d



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *