• |
ide | kryesore

Vidal trazon ujërat e Inter: intervista ka tërbuar Inzaghin, kileni do të gjobitet

-Instant, Sport



Pas një periudhe të vështirë, me gjashtë pikë në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, ka ardhur koha që Interi t’i qartëojë gjërat edhe me veten. Lojtarët e kuptuan këtë menjëherë kur rifilluan stërvitjet në Pinetina, ku gjetën një Inzaghi shumë të zemëruar dhe pranë tij stafin e klubit të përfaqësuar nga administratori i deleguar Beppe Marotta, nga drejtori sportiv Piero Ausilio dhe zëvendësi i tij Dario Baccin. Pas stërvitjes ishte koha e përballjes së gjatë.

Trajneri, që ka evidentuar shpesh qasjet e gabuara të ndeshjeve të fundit, i kërkoi të tijve më shumë agresivitet sportiv: mjaft u është dhënë alibi lojtarëve, tani fillon koha e përgjegjësisë. Inzaghi kërkoi të rizbulonte egërsinë e nevojshme për të filluar sërish vrapimin drejt yllit të dytë: praktikisht, një thirrje të re për luftë si ajo në fillim të sezonit.

Me mundësinë e stërvitjes pa angazhime mes të martës dhe të mërkurës, Inzaghi është i bindur se mund të kapërcejë lodhjen e dukshme të periudhës së fundit dhe të rikuperojë kreun e renditjes. Këto nëntë javë plus një për t’u rikuperuar do të jenë një provim për të matur rritjen e vetë trajnerit, që është në përvojën e tij të parë në një skuadër elitare me ambicje për sukses dhe përveç kampionatit, luhet e ardhmja edhe e pankinës zikaltër.

Inzaghi është lëshuar me tërbim kundër Arturo Vidal, në shtëpi me ethe, por mungesa e tij ishte mjaft e zhurmshme pasi erdhi një ditë pas intervistës me TV TNT, në të cilën kiliani kishte deklaruar ‘dashurinë për Flamengon’ dhe thumbonte teknikun. Klubi, i zemëruar pas daljes jashtë kontesktit të mesfushorit, ka vendosur ta gjobisë atë dhe lamtumira në fund të sezonit duket gjithnjë e më e qartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *