• |
ide | kryesore

200 mijë pula të ngordhura/ Ministria e Bujqësisë: 2 fermat janë karantinuar, nuk paraqet rrezik për njerëzit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Bujqësisë ka reaguar lidhur me ngordhjen e një numri të madh shpendësh në tre pulari në Durrës. Ministria konfirmon se nuk bëhet për grip shpendësh, por për një tjetër sëmundje, të quajtur “laringotrakeiti infektiv”, i cila nuk transmetohet nga shpendët tek njerëzit. Në njoftim është sqaruar po ashtu se dy fermat e rritjes së shpendëve në Durrës, të cilëve u kanë ngordhur 200 mijë pula janë vendosur në karantinë.

Sa i përket shifrave të shpendëve të ngordhur, ato nuk përputhen mes vetëdeklarimit të pronarëve të pularive dhe konstatimit të ministrisë. Kjo e fundit thekson se kanë ngordhur 200 000 pula, ndërkohë që pronarët e pularive këmbëngulin në shifrën 500 000.

 

 



2 Comments

  1. Esht hakmarrja e lali erit ndaj Dukes se krmbit qe u rizgjodh perseri. Ka cuar police bashkiake te kamufluar si lypsa qe kane hedhur tek pularia fara lule dielli te lyera me bar miu nga ai qe lali eri ka me shumice tek depot e ujsjellsave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *